Sunday 24-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Norvegjia nis etiketimin e produkteve që prodhohen nga kolonitë izraelite

admin
  • Krijuar : 16-06-22
  • / 3717 Lexime


Palestina përshëndet vendimin e Norvegjisë për etiketimin e produkteve nga kolonitë izraelite

“Ne falënderojmë Norvegjinë për këtë lëvizje historike dhe morale”, tha kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh në një takim të kabinetit.

Shtayyeh u bëri thirrje të gjitha vendeve që të bojkotojnë produktet izraelite nga kolonitë në territoret e pushtuara palestineze në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Të shtunën, qeveria norvegjeze vendosi të etiketojë produktet nga kolonitë izraelite me vendin e origjinës.

Sipas vendimit, etiketimi do të zbatohet për produktet izraelite të prodhuara në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në lartësitë siriane të Golanit.

Në vitin 2015, Komisioni Evropian rekomandoi shtetet e tij anëtare të ndiqnin këtë praktikë dhe kjo u konfirmua nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në vitin 2019.

Bregu Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor, konsiderohet si një territor i pushtuar sipas ligjit ndërkombëtar, duke i bërë kështu të paligjshme të gjitha kolonitë hebraike atje /KI

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame