"Medineja 2030"- vizioni MADHËSHTOR për Xhaminë e Profetit Muhammed!
admin
Krijuar : 25-08-22
/
5218
Lexime
Princi i Kurorës Muhammed bin Selman njofton nisjen e punimeve infrastrukturore dhe planin e përgjithshëm të projektit "Medinah Vision-Vizioni i Medinës" në zonën në lindje të Xhamisë së Profetit.
Projekti që parasheh ndërtime dhe një zonë të gjelbër në lindje të Xhamisë së Profetit
Mbretëria është e prirur të rrisë nivelin e shërbimeve të ofruara për pelegrinët në Medine, si një destinacion modern islam dhe kulturor. Projekti i vizioneve të qytetit do të ndërtohet në një sipërfaqe totale prej 1.5 milionë metrash katrorë dhe synon të krijojë 47,000 njësi mikpritjeje deri në vitin 2030. 63% e sipërfaqes së projektit do të ndahet si zona të hapura dhe hapësira të gjelbra. Projekti i vizioneve të qytetit do të zbatohet sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.”