Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Fotografuar nga Ben Blushi në Kiev: kush është kjo ukrainase e mbuluar?

admin
  • Krijuar : 26-09-22
  • / 1919 Lexime

Ben Blushi ka rrëfyer së fundi se kush është ukrainasja me shami që ai fotografoi gjatë qëndrimit në Kiev, javë më parë, duke hapur më pas dhe një ekspozitë me disa foto nga Ukraina në luftë. Mes tyre, ishte pra dhe një femër me shami.

Dhe më krytesorja, cila është ajo?

Blushi i kushton një shkrim momentit të njohjes me Viktorian, një ukrainase e konvertuar, ku fillimisht, duhet thënë, ndërfutet me guxim naiv, si profan që është në çështjet e Islamit, duke sajuar gjëra të paqena në Islam, deri në nivel gomarllëqesh, si:

“Fotografinë, pikturën, artet në përgjithësi, Islami i konsideron blasfemi apo idhujtari ndaj një njeriu të caktuar dhe i ndalon me arsyetimin se përveç Allahut, besimtarëve nuk u lejohet të adhurojnë asnjë qenie tjetër. Kjo normë e ashpër ka penalizuar edhe vetë Muhamedin….”.

Në përgjithësi ai(Muhamedi) ishte më liberal se shumica e muslimanëve të sotshëm”.

Por ç’shkruan për ukrainesen e mbuluar që ai takoi në Kiev?

“Isha në bulevardin kryesor të Kievit, bashke me mikun tim Srdan Kosoviç, kryeredaktor i gazetës më të madhe të Malit të Zi, Vijesti.

Pasi fotografova shumë vajza me cigare, muzikantë të eksituar, fëmijë që shisnin unaza në trotuar, apo burra që llastonin fëmijët e tyre, i kërkova Srdanit të ecnim dhe pak në bulevard me shpresë se mund të zbuloja ndonjë thesar tjetër me Nikkon-in tim të pangopur.

Srdani më tha se duhet të prisnim dhe pak, sepse ai duhet të takonte një vazë ukrainase e cila do ti sillte një porosi për një të njohurin e tij, në Malin e Zi.

Pas disa minutave vajza erdhi. Ishte e mbuluar me shami. Në dorë mbante një Kur’an të cilin ia dha Srdanit për ta cuar në Podgoricë. Kjo ishte porosia që kishte sjellë.

Mua më është kthyer në tekë të fotografoj vajzat dhe gratë e mbuluara me shami dhe nuk mund ti bëja ballë tundimit për të fotografuar një vajzë muslimanë në mes të luftës dhe në mes të një vendi shumë të krishterë siç është Ukraina.

I thashë Srdanit. Ai i tha vajzës. Ajo pranoi.

Në fakt unë kërkova edhe pak më shumë. Të mbante Kur’anin me gërma cirilike në dorë. Ajo pranoi sërish. Duke qeshur.

Sot që vendosa ta postoj, pyeta Srdanin për emrin e vajzës dhe ai më tha se quhet Viktoria.

Viktoria kishte sjellë një kopje të Kur’anit në gjuhën ukrainase, të cilën imami i Kievit do t’a dhuronte një koleksionisti malazez të botimeve të Kuranit në shumë gjuhë të botës. Ky koleksionist ishte lidhur me Srdanin dhe kështu Kurani cirilik përfundoi në Malin e Zi, ku duhet të jetë akoma, pasi bëri një tranzit të shkurtër në aparatin tim fotografik.

Ngaqë u bëra kurioz se si një vajzë ukrainase, me emrin Viktoria, ishte bërë muslimane, madje ishte mbuluar, pyeta sërish Srdan Kosoviçin.

Ai më tha se nuk e dinte dhe nuk kishte patur as mundësi, as kohë, as arsye ta pyeste, për aq pak minuta sa e kishte takuar, por mund të më jepte numrin e saj që unë ta pyesja vetë.

Po pse nuk e pyete ti, i thashë, me padurimin e një njeriu që do të shpëtojë nga një siklet.

Po pse ta pyesja, tha Srdani, është njëlloj sikur të pyesësh postierin, cfarë ka ngrënë në mëngjes, apo si e ka emrin e gjyshit.

Srdan Kosovic, që duhet të jetë me origjinë të largët nga Kosova, trashëgon zakonet e kosovarëve. Ata bëjnë pak pyetje dhe prandaj nuk shkruajnë letërsi të mirë por nga ana tjetër meqë nuk pyesin kot, shpifin më pak se ne të Shqipërisë, nëpër portalet e tyre.

Por kthehemi prapë tek Viktoria.

I shkrova Viktorias. Një sms në ëhatsapp.

Ti shkruash një vajze të panjohur për ta pyetur pse je bërë muslimane, nuk është sh

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame