Tuesday 03-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Tre vese të liga

admin
  • Krijuar : 27-05-23
  • / 3900 Lexime

Allahu (xh.sh.) ua fal gabimet atyre që kërkojnë ndjesë me sinqeritet dhe i përfshin në mëshirën e Vet të pafundme. Për të siguruar një ideal të vërtetë, para së gjithash, njeriu ka nevojë të pajiset me veti të mira e moral të lartë.

  1. Dyshimi i tepërt

Sipas Kur’anit, dyshimi i tepruar shpeshherë çon në mëkat. Njeriu që dyshon shumë asnjëherë nuk do të gjejë qetësi shpirtërore dhe gjithnjë do të dëmtojë veten, duke u gjendur vazhdimisht në pozitë të vështirë. Kjo dukuri është e dëmshme edhe për shoqërinë, pasi është e pamundur të bashkëpunohet me njerëz të tillë. Janë të shumta rastet e ndarjes së bashkëshortëve, prishjes midis miqve e shokëve të ngushtë, vrasjeve të pamotivuara, etj. Zoti kërkon prej besimtarëve të heqin dorë prej dyshimit të tepruar, i cili sjell dëme nervore për vetë njeriun që dyshon, por dëmton rëndë edhe rrethin dhe bashkësinë ku ai jeton.

  1. Mos hulumtoni të metat e njëri-tjetrit

Shumë njerëz kanë vesin e ulët të ndjekjes së punëve të të tjerëve dhe nuk lënë gur pa lëvizur për të arritur qëllimin. Shtëpia është kështjella e çdo njeriu në këtë jetë. Ajo është mbulesa e të fshehtave të njerëzve që jetojnë aty, për rrjedhojë asnjeri nuk ka të drejtë të marrë vesh se ç’bëjnë të zotët e shtëpisë brenda mureve të saj. Kur’ani kërkon prej besimtarëve, që jo vetëm të heqin dorë përgjithmonë nga përgjimi dhe spiunimi, por të mos përhapin në asnjë mënyrë atë që shohin apo dëgjojnë për të tjerët. Muhamedi a.s. thotë: “Mjerë ata njerëz që merren me të metat e të tjerëve dhe i harrojnë ligësitë e veta.”

  1. Mos përgojoni njëri-tjetrin

Ky ves është aq i lig saqë Kur’ani Famëlartë e krahason me ngrënien e mishit të vëllait të vdekur. Vesi i përgojimit quhet “gibet”, që do të thotë: të flasësh për një person që nuk është i pranishëm.

Muhamedi a.s. thotë: – “Gibet do të thotë ta përmendësh vëllain tënd për diçka që ai nuk dëshiron t’i përmendet. Në qoftë se është e vërtetë ajo që thua për vëllain tënd, ti ke bërë gibet, e nëse s’është e vërtetë ajo që thua, atëherë ke shpifur…”Kërkojmë mëshirën e Allahut të na falë mëkatet e bëra nga padituria jonë.

Nga revista Drita Islame / bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame