Tuesday 03-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Policia e Kosovës arreston priftin serb, financoi të ashtuquajturën “ Lëvizje vullnetare për braktisjen e Fesë Islame”

admin
  • Krijuar : 22-04-24
  • / 4421 Lexime

Pas disfatës së “papritur” nga policia e Kosovës në Banjskë, Serbia ka filluar të financojë iniciativa për futjen e përçarjes mes shqiptarëve.
Mirëpo policia e Kosovës fundjavën e kaluar me sukses ka realizuar aksionin e koduar “Muzikanti i djallit” duke arrestuar një spiun serb që ka vepruar i maskuar si prift i kishës serbe përmes të cilit është financuar e ashtuquajtura ’Lëvizje Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame” ose “Grup i Deçanit”, grup që me financa serbe po tenton të fusë përçarje fetare në Kosovë.

“Kemi arestuar dhe kemi dëbuar nga Kosova një spun të maskuar prift serb i cili ka financuar të ashtuquajturin Grup i Deçanit, duke u sjellë para nga fondet e Radojciqit në Serbi. Cak i skenareve serbe janë persona me kapacitete të vobegëta intelektuale por që kanë dëshirë të madhe të jenë aktualë në opinion. Në mungesë të kapacitetit intelektual, forma e vetme e tyre për tu bë të njohur për opinionin është që të shquhen me urrejtje ndaj ndonjë religjioni. Këtë për fat po e bëjnë Grupi i Deçanit. Tre prej tyre kanë marë para nga prifti serb, kurse tjerët janë individë të manipuluar. Shfrytëzojmë rastin që përmes mediumeve tuaja të bëjmë thirrje tek qytetarët e Kosovës të mos bien pre e seknareve përçarëse por secili të respektojë bindjet e veta dhe të tjerëve. Duam tua bëjmë me dije qytetarëve se Serbia i urren njësoj si shqiptarët muslimanë, si ata katolik, e ata ortodoksë, por qëllimi i skenareve të tyre është të fusë përçarje”, kanë thënë nga policia e Kosovës për disa media serioze. 

 

Para disa ditëve policia e Kosovës dëboi një prift nga Maqedonia e Veriut i cili ka shërbyer për kishën serbe në Kosovë, e që ka qenë muzikant i diplomuar. Mirëpo burimet policore nuk kanë dashur të precizojnë nëse ai ka qenë financuesi i grupit në fjalë që po mundohet të fusë përçarje në mesin e popullsisë së Kosovës.

 

“Me rëndësi është se ne e përçuan mesazhin që kemi situatën nën kontroll dhe do të mposhtim çdo skenar përçarës serb, ashtu siç mposhtëm skenarin e tyre në Banjskë. Reagimi i policisë sonë në Banjskë ka qenë i papritur për Serbinë, sepse grupet e tyre kriminele me disa bashkëpunëtorë shqiptarë kanë pasur plan të ‘sigurt’ për aneksimin e Veriut të Kosovës”, kanë thënë burime policore të Kosovës për mediat serioze në gjuhën shqipe.

 

Ish-këshilltari i presidentit Rugova: Unë nuk i takoj këtij grupi

 

Ish-këshilltari i Presidentit Rugova, Sali Cacaj ka dal me një sqarim lidhur me akuzat se ai i është bashkuar ’Lëvizjes Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame”.

 

Ai ka bërë të ditur se nuk i takon këtij grupi.

 

Përmes një statusi në Facebook, Cacaj tregon se po merrte pjesë në takim pasi që ishte thirrur për mbrojtjen e vlerave Kombëtare.

 

Sqarimi i plotë:

 

Sqarim!

 

Ka tri ditë që qarkullojnë në portale lajmet për formimin e ” Levizja vullnetare e braktisjës së fesë islame”.

 

Unë nuk i takojë këti grupi.

 

Takimi është thirrë për mbrojtjën e vlerave Kombëtare.

 

Sqarimi im është për shkak të cilësimit të emrit dhe funkcionit tim si këshilltar i Presidentit Rugova.

 

Mbetëm konsekuent në respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës e cila garanton liritë fetare për të gjithë.

 

Ish kryeministri i Maqedonisë: Prifti Fotije hoqi dorë nga identiteti maqedonas, u vu në shërbim të politikës serbe në Kosovë

 

Autoritetet e Kosovës dëbuan gjatë kësaj jave priftin Fotije, igumeni i manastirit të Zveçanit, që është Aleksandar Kostovski me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

 

Mediat maqedonase i dhanë jehonë këtij lajmi duke nxitur reagime se dëbimi është i paargumentuar dhe i padrejtë, përcjell INA.

 

Por, këtë e ka komentuar edhe ish-kryeministri i Maqedonisë dhe lideri aktual i partisë VMRO-Popullore, Lubço Georgievski.

 

“Mediat maqedonase sot i kushtojnë rëndësi të madhe dëbimit të Aleksandër Kostovskit nga autoritetet kosovare. Nuk e kuptoj se për çfarë është drama?! A jemi ofenduar nga politika e Kosovës apo nga Aleksandri që hoqi dorë nga identiteti fetar dhe me shumë gjasa kombëta

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame