Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Projektligji mbi shëndetin seksual dhe atë riprodhues mbledh bordin e KNFSH për diskutim

admin
  • Krijuar : 30-04-24
  • / 295 Lexime

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, u mblodh ditën e djeshme për të diskutuar mbi projektligjin për shëndetin seksual dhe atë riprodhues.

Nisur nga kjo, Bordi i Presidencës në KNFSH, i përbërë nga pesë krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë, kanë ngritur grupin e punës me përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare me specialistë të tillë si juristë, sociologë, teologë dhe mjekë për të ndjekur vazhdimësinë e këtij projektligji.

Grupi i punës në fjalë, në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme, kanë ngritur shqetësimet e tyre negative që përbën ky projektligj në shëndetin e individit, familjes dhe shoqërisë.

Ndërkohë, ky grup pune po punon për të nxjerrë sa më parë një relacion me argumente shkencore, teologjike dhe profesionale në lidhje me këtë projektligj. Më pas ky relacion do t’u dërgohet Komisionit të Ligjeve, Kuvendit të Shqipërisë dhe për dijeni institucioneve të tjera vendase dhe të huaja./ knfsh

 

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame