Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kurbani 2024, çmimet në vendet e rajonit

admin
  • Krijuar : 24-05-24
  • / 885 Lexime

Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, krahas festës tjetër Fitër Bajramit.

Në kuadër të kësaj besimtarët myslimanë vizitojnë tregjet e kafshëve në mënyrë që të zgjedhin kurbanët e tyre ose zgjidhin që kurbanet e tyre t'i organizojnë me autoritetet vendore Islame  

Kështu këtë vit, bashkësitë fetare islame të rajonit kanë dalë me çmimet respektive për kurbanin 2024. Ato janë si më poshtë:

  • Shqipëri, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë: 17000 all / 170 € / 185 $
  • Kosovë, Bashkësia Islame e Kosovës: 160 €
  • Maqedonia e Veriut, Bashkësia Fetare Islame: 190 €
  • Mali i Zi, Bashkësia Islame Mali i Zi: 240 €


Urtësia e therjes së Kurbanit.

Adhurimet bëhen sepse janë urdhër i Zotit, por pas çdo adhurimi qëndron një urtësi.

Kurbani është adhurim, sakrificë dhe bindje e njeriut në rrugën për fitimin e kënaqësisë së Zotit.

Kjo bindje dhe sakrificë është simbolizuar me profetin Ibrahim dhe djalin e tij Ismail (Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ta) duke arritur majat.

Është fakt i pamohueshëm se Allahu nuk ka nevojë për asgjë dhe për askënd, por ne kemi nevojë për mëshirën e Tij.

Në Kuranin Famëlartë thuhet:

“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i kurbaneve. Ajo që arrin tek Zoti, është bindja dhe devotshmëria juaj ndaj Tij” (Haxh 37).

/pregatiti redaksia bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame