Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Çfarë kuptimi do të kishte dynjaja pa vdekjen?

user
  • Krijuar : 27-06-24
  • / 391 Lexime

Nga Dr. Mustafa Mahmud

 

Imagjinoje këtë botë (dynjanë) pa vdekjen, pa botën tjetër! Një botë qysh nga Ademi a.s. dhe që vazhdimisht mbushet e stërmbushet dhe vdekje nuk ka. Me njerëz, gjallesa, insekte, bretkosa, kullosa dhe krimba... Procesi i grumbullimit vazhdon, njerëz që u ngjiten të tjerëve mbi supe, duke ua bllokuar rrezet e diellit, ndërkohë që jeta vazhdon të ngushtohet dhe të të zë frymën!

Çdo gjallesë e do veten dhe e do secilin moment të jetës, qoftë ai edhe shumë i shkurtër, prandaj dhe e urren vdekjen. Por është vdekja ajo e cila e do momentin, kohën dhe e do të ardhmen. Prandaj njerëzit bien nga sita e saj siç bie mielli i bluar, ashtu që të vijnë njerëz të tjerë, ndoshta më të mirë e më të ndershëm, duke u ndërruar gjeneratat, brez pas brezi.

Vdekja është një proces montimi që funksionon në tërë shiritin ekzistencial, duke e ndarë atë në disa pjesë (klipe) reale dhe të vërteta dhe se secila pjesë ka jetën dhe jetëgjatësinë e kufizuar./ Botaislame24

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame