Monday 15-07-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

A do thyhet rekordi i vlerës 42.5 që u shënuar gjatë Qershorit? Meteorologia tregon detajet rreth motit

admin
  • Krijuar : 08-07-24
  • / 98 Lexime

Pas një periudhe disa ditore me temperatura relativisht të freskëta, i nxehti afrikan do të përfshijë sërish Shqipërinë.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja thotë se ditën e sotme pritet që temperaturat të arrijnë deri në 40 gradë në disa qytete të Ultësirës Perëndimore.

Kjo valë e të nxehtit afrikan në vendin tonë do të jetë mjaft e gjatë, të paktën 8 ditë.

Ndërkohë, e vetmja ditë kur priten reshje shiu pritet të jetë e nesërmja, ku parashikohet të ketë një tërheqje të lehtë të valës të së nxehtit ekstrem.

Lajda Porja: Sot presim temperatura mjaft të larta. Pas një periudhe 4-5 ditore relativisht të freskët, temperatura do të ngjitet shumë pranë vlerës 40 gradë në shumë qytete të Ultësirës Perëndimore.

Parashikohet që ditën e martë të kemi tërheqje të lehtë të valës.

Do të kemi rrebeshe shiu kryesisht në qendër, përfshirë dhe kryeqytetin dhe në zonat jugore dhe juglindore pasi do të kemi disa celula konveksioni duke sjellë rrebeshe shiu dhe breshër në juglindje të vendit për shkak të temperaturave të larta.

Dita e mërkurë, e enjte dhe e premte nuk ka sinjale të kemi reshje. Do të jemi nën ndikimin e valëve të të nxehtit.

Do të jenë 3 ditë përvëluese, rriten temperaturat edhe në vlerat minimale.

Madje rriten 17-18 gradë, shkojnë në zonat malore mbi 20 gradë në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Temperatura 40 gradë pothuajse në të gjithë vendin, këto temperatura do i kenë dhe zonat malore përgjatë këtyre 3 ditëve, Kukësi, Hasi, Peshkopia, Kopliku po ashtu.

Me temperatura 39-40 gradë, vija bregdetare. Me temperatura mbi 40 gradë do të jetë në brendësi të territorit, ku në vijën e parë të frontit të nxehtësisë do të jetë qarku i Shkodrës, Lezhës, do të jetë Tirana po ashtu, Gjirokastra, Berati, Elbasani që termometri do të jetë mbi 40 gradë. A do thyhet rekordi i vlerës 42.5 që u shënuar gjatë Qershorit?

Pritet që të afrohemi për të bërë analizën apo të dhënat e stacioneve. Megjithatë kjo valë do të jenë mjaft e gjatë që do të zgjasë të paktën 8 ditë që do të na shoqërojë nga valët e të nxehtit afrikan në territorin shqiptar.

Mos harrojmë që flasim për temperatura të matura në hije që do të thotë në diell janë 4 apo 5 gradë më të larta.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame