Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Disa arsye përse nuk duhet ta hidhni më në kosh bërthamën e avokados

admin
  • Krijuar : 24-07-24
  • / 385 Lexime

Avokado është një frut shumë i shëndetshëm me origjinë nga Meksika. Pema e avokados mund të arrijë një lartësi deri në 20 metra dhe të prodhojë deri në 120 fruta në vit.

Fruti ka të njëjtën formë me dardhën, por lëkurë më të errët dhe një shije paksa të athët.

Nëse keni konsumuar avokado më parë, me siguri e keni hedhur bërthamën që gjendet brenda tij. Zbuloni 5 motivet për të mos e bërë këtë gjë në të ardhmen :

• Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak

Në bërthamën e avokados gjenden afro 70 % e aminoacideve më kryesore të tij. Këto aminoacide ju ndihmojnë të reduktoni nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe pengon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

• Forcon sistemin imunitar

Bërthama e avokados këshillohet të konsumohet gjatë dimrit, sidomos nëse jeni prekur nga i ftohti dhe gripi. Ajo arrin të rigjallërojë sistemin e dobët imunitar.

• Parandalon plakjen e parakohshme

Avokado është burim i pashtershëm ushqyesish të cilët luftojnë veprimin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë plakjen e parakohshme. Lëkura juaj do të duket e rigjeneruar dhe më e shëndetshme.

• Flokë të fortë dhe plot shkëlqim

Merrni dy ose tri bërthama avokadoje dhe kalojini në blender. Shtojini kësaj mase uthull molle dhe shtoni në një shishe. Përdoreni mbi flokë të thatë nëse keni zbokth, morra dhe parazitë të tjerë.

• Përmirëson tretjen

Avokado përmban shumë fibra të cilat lehtësojnë punën e sistemit të tretjes. Bërthama e tij përmirëson funksionin digjestiv të organizmit të njeriut. Konsumojeni atë në rast kapsllëku dhe diarreje./living

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame