Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Egli Proga nuk jeton më: Kur drejtësia humbet në errësirë!

admin
  • Krijuar : 13-08-24
  • / 205 Lexime

Pogradeci është mbuluar nga heshtja e vdekjes, pas humbjes së Egli Progës, 42 vjeçarit që refuzoi të paguante gjobën e padrejtë. Familjarët e tij, dhe qytetarët e Pogradecit, po jetojnë një realitet të hidhur ku bizneset e ndershme detyrohen të dorovisin të fortët, për të mbijetuar.

Qyteti që dikur njihej për qetësinë dhe mikpritjen, tani është nën kërcënimin e frikës dhe padrejtësisë. Bizneset që respektojnë turistët, zhvatën nga ata që kërkojnë haraç, ndërsa institucionet dështojnë në mbrojtjen e të drejtës dhe drejtësisë.

Pogradeci ka nevojë për zërin tonë, për të denoncuar këtë dhunë të heshtur dhe për të kërkuar drejtësi për Egli Proga dhe për të gjithë ata që kërkojnë të jetojnë në paqe dhe dinjitet. Askush nuk duhet të jetojë nën kërcënimin e gjobave dhe asnjë qytet nuk duhet të jetojë në frikë. Bashkohuni në thirrjen për drejtësi dhe fund zhvatjes!/bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame