Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryetari i KMSH Bujar Spahiu pritet ngrohtësisht nga Ministri Egjiptian, merr pjesë në konferencën për rolin e gruas myslimane

admin
  • Krijuar : 25-08-24
  • / 215 Lexime

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, pranoi me kënaqësi ftesën e Ministrit të Çështjeve Fetare të Egjiptit, Shkëlqesisë së tij, Usama Elsaed Alazhary, për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të titulluar "Roli i Gruas Myslimane në Shërbim të Shoqërisë."

 

Në mbërritjen e tij në Egjipt, Spahiu u prit ngrohtësisht nga Ministri Alazhary, i cili e uroi për pjesëmarrjen dhe e falënderoi për pranimin e ftesës. Gjatë takimit, Kryetari Spahiu shprehu mirënjohjen e tij dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që Egjipti dhe Ministria e Çështjeve Fetare kanë treguar ndaj KMSH-së dhe vendit tonë.

Diskutimet midis tyre u fokusuan në projektet ekzistuese dhe ato të ardhshme që synojnë të forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe komuniteteve fetare. Në vijim, Spahiu do të mbajë një kumtesë në këtë konferencë të një rëndësie të veçantë, e cila vë në pah rolin e gruas në Islam dhe rëndësinë e saj në shoqëri.

"Islami i jep një përparësi të jashtëzakonshme gruas," theksoi Spahiu, duke vlerësuar kontributin e gruas si gjysma e shoqërisë dhe ndikimin e saj në zhvillimin e saj./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame