Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Një çantë, një buzëqeshje: Bëhu pjesë e nismës që sjell gëzim për fëmijët në nevojë

admin
  • Krijuar : 30-08-24
  • / 195 Lexime

Ndërsa viti i ri shkollor po afrohet, gëzimi për t'u rikthyer në shkollë është i madh për shumë fëmijë. Megjithatë, ka edhe fëmijë që, për shkak të pamundësive financiare, nuk mund të kenë një çantë shkollore apo mjete të nevojshme për të filluar vitin me sukses. Forumi Rinor Mysliman Shqiptar ka nisur një nismë vullnetare për të sjellë copëza lumturie në jetën e këtyre fëmijëve, duke i ftuar të gjithë të solidarizohen.

Përgëzime të mëdha për këtë nismë të bukur nga të rinjtë e komunitetit mysliman shqiptar, të cilët po dëshmojnë fuqinë e dashamirësisë dhe të solidaritetit për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e fëmijëve në nevojë. Kjo nismë është një shembull i vërtetë i shpirtit të bashkëpunimit dhe dashurisë.

Ju mund të kontribuoni duke dhuruar 3.000 lekë përmes linkut: Projekte KMSh. Çdo kontribut i juaji do të ndihmojë në ofrimin e çantave dhe mjeteve shkollore për fëmijët në nevojë.

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në numrin +355 68 555 5252.

#frmsh #solidarizim #donacion #togetherwecan

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame