Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Babai i Teqesë së Hormovës: Shteti Bektashi përçan unitetin e vendit dhe të besimeve

admin
  • Krijuar : 26-09-24
  • / 335 Lexime

Ideja e një shteti Bektashi brenda territorit të Shqipërisë është përcjellë me shqetësim nga babai i teqesë së Hormovës, Sheh Hysen Ali Hormova.

Në një intervistë për A2 CNN, babai deklaron se kjo ide nuk i shërben unitetit as të kombit shqiptar dhe as të vetë besimit mysliman në vend.

“Jo vetëm që nuk është koha, por nuk ka për t’i ardhur kurrë koha që të bëhet një shtet brenda shtetit në Shqipëri”, thotë Sheh Hysen Ali Hormova, Baba i Teqesë së Hormovës, në qarkun e Gjirokastrës.

“Jo vetëm për përmasat e Shqipërisë, për popullatën që ka, por edhe për sasinë e religjioneve që kemi”.

“Në Itali, që është Vatikani, janë të tërë katolikë. Kurse këtu kemi gjashtë besime. Janë sunitët, halvetitë, bektashitë, kadritë, etj., do të kërkojë secili të bënte një shtet. Kjo është e padrejtë. Ky krijon një çarje mes komuniteteve fetare. Nuk është harmoni fetare por një thikë që i futet harmonisë”, shtoi ai.

Ali Hormova tregon edhe arsyet sipas tij se përse bektashizmi nuk është një fe më vete për të pasur një shtet të tijin.

“Neve si myslimanë kemi shtyllat e islamit, që është “Zoti është një dhe i pashoq dhe i dërguari i Zotit është Profeti Muhamed, bëjmë Ramazanin, bëjmë agjërimin, bëjmë Haxhin, japim sadakanë dhe të gjithë këto 5 shtylla i kemi të gjithë njësoj. Ç’më ndan mua me hoxhallarët. Vetë bektashizmi është tarikat, nuk është fe. Që të jesh fe duhet të kesh një profet dhe një libër të shenjtë. Të gjithë myslimanët, profet kanë Muhamedin dhe libri i shenjtë është Kurani. Pra dhe bektashinjtë janë jo fe”, thotë ai.

Babi i teqesë së Hormovë i ka bërë thirrje parlamentit dhe institucioneve të tjera në vend, shtetërore dhe fetare, që të mos e përkrahin një ide të tillë, që sipas tij cenon unitetin e vendit dhe të besimeve fetare në Shqipëri. /Telegrafi/

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame