Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Hapja madhështore e Xhamisë Shqiptare “Hëna e Re” në Forli, Itali: Një qendër e paqes dhe bashkimit

admin
  • Krijuar : 06-10-24
  • / 183 Lexime

Sot, më 6 tetor 2024, u mbajt ceremonia e inaugurimit të Xhamisë së re shqiptare "Hëna e Re" në Forli të Italisë. Ky moment i rëndësishëm për komunitetin shqiptar u shënua me prezencën e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Italisë, Dr. Reshat Ibishi, i cili përshëndeti me mirënjohje organizatorët për përkushtimin e tyre dhe vlerësoi arkitekturën unike dhe dizajnin e kësaj xhamie.

Në këtë ceremoni, ku u mblodhën hoxhallarë dhe shqiptarë nga e gjithë Italia, atmosfera e gëzimit u ndie që në fillim me leximin e Kur’anit nga hoxha Kujtim Beluri. Kryetari i xhamisë, Dashmir Raqipi, i priti të gjithë të pranishmit me fjalë të ngrohta dhe falenderuese, ndërsa imami i përkohshëm i xhamisë, Ismet Sejdiu, përshëndeti të gjithë të ftuarit me mesazhe frymëzuese.

Mes të pranishmëve, fjalime të veçanta mbajtën edhe hoxhallarë të njohur si Zudi Fejzulli, nënkryetar i BFI-së dhe imam në Perugia, Avni Nurçeski nga xhamia “Emanet” në Susagana, dhe Osman Memedi nga xhamia "Blu" në Falconare. Ata vlerësuan punën e palodhur të komunitetit për ndërtimin e kësaj xhamie dhe rëndësinë e saj për besimtarët.

Në fjalën e tij, Kryetari Dr. Reshat ef. Ibishi theksoi se xhamia është një vend që përfaqëson paqen, besimin dhe edukimin shpirtëror, duke shtuar: "Xhamia është shtëpi e paqes, besimit dhe diturisë. Kush e ndërton dhe kujdeset për xhaminë, e tregon që është i gjallë."

Ai përmbylli fjalimin me një thirrje për të gjithë shqiptarët që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre aty ku jetojnë dhe veprojnë, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët me komunitetet vendase.

Urime për këtë vepër të jashtëzakonshme që do të shërbejë si një simbol i krenarisë dhe bashkimit për shqiptarët e Italisë!/bota-islame.com

May be an image of 4 people and text

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame