Argumenti i marreveshjes
Po qe se dhjete genjeshtare te njohur na vijnë njëri pas tjetrit e na thonë se na eshte djegur shepia, themi "ka mundesi" edhe pse i njohim ata dhe e dime se qofte edhe nje here s'kane thënë te vërtetën! Ndodh keshtu sepse ne mes eshte nje marreveshje, qoftë edhe mes disa genjeshtaresh! Mirëpo marreveshja (se Zoti ekziston) per te cilën po bejme fjale ketu, eshte marreveshje mes mijera profetesh, qindramijera shenjtoresh dhe miliona njerezish. Pika kryesore e marreveshjes se arritur nga keta jerëz qe kanë jetuar ne kohe dhe vende te ndryshme, eshte e vërteta "Allahu ekziston". Kur i jepet rendësi edhe marreveshjes se dhjete genjeshtarëve mbi nje genjeshtër, ç'njeri mund te jete ai njeri qe nuk i beson marreveshjes se miliona profeteve dhe njerezve te shquar që s'ështe degjuar te genjejne kurre? Dhe si mund te quhet i mençur nje njeri i tille?