Friday 27-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Disa argumente thelbësore mbi ekzistencën e Allahut: Argumenti i Fytyrave

admin
  • Krijuar : 22-12-24
  • / 131 Lexime

Argumenti i fytyrave

Ndërsa çështjen, në fakt, mund ta përgjithësojmë në të gjitha krijesat, për ta ngushtuar dhe konkretizuar më mirë, le ta trajtojmë atë duke u përqendruar vetëm te njeriu dhe vetëm te fytyra e tij që është karakteristika më e qartë dalluese që e bën të veçantë çdo individ njerëzor nga tjetri.

Fytyra e një njeriu, kushdoqoftë ai, gjer në hollësitë më të vogla, nuk i përngjet absolutisht askujt prej miliarda njerëzve para tij. Ky rregull vlen edhe për njerëzit që kanë për të ardhur në botë pas tij. Të vizatosh në një sipërfaqe krejt të vogël miliarda portrete të njëjta në një aspekt, por të ndryshme nga njëri-tjetri në një aspekt tjetër dhe pastaj ta veçosh njërin ndër miliarda portrete të mundshme për të ngjarë njëri-tjetrit dhe çdo gjë ta vësh në një rrugë dhe formë ndër rrugë dhe forma pafundësisht të ndryshme, e gjitha kjo është, sigurisht, një shpallje e Zotit që e njeh mirë një imtësi apo qenie që e krijon dhe që zotëron dijen dhe mundësinë për t’i dhënë asaj qenieje formën që dëshiron, një shpallje aq e fuqishme sa ta dëgjojë edhe shurdhi! Po, krijimi i organeve të një fytyre, të mishëruara nga organet e fytyrave të tjera dhe pajisja e çdo syri me një veçori dalluese absolutisht nga të gjithë sytë e tjerë, i tregon dhe ia bën të njohur çdo njeriu me ndërgjegje, që është edhe pa dritë në sy, Individualitetin që i krijon të gjitha këto dhe i pajis me urtësi të pafundme!

Marre nga Zell.al

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame