Wednesday 15-01-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen e Haxhit për vitin 2025 në Arabinë Saudite

admin
  • Krijuar : 14-01-25
  • / 62 Lexime

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, po zhvillon një vizitë disa ditore në qytetin e Xhides, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, me ftesë të ministrit të Ministrisë së Haxhit dhe Umres, Dr. Tevfik b. Feuzan er-Rabiah.

Gjatë vizitës, Kryetari Spahiu u prit në një takim të veçantë nga Ministri er-Rabiah, ku u nënshkrua marrëveshja e Haxhit për vitin 2025. Kjo marrëveshje synon rregullimin e procedurave dhe lehtësimin e organizimit të Haxhit për besimtarët shqiptarë, duke garantuar një proces të suksesshëm dhe të sigurt për këtë ritual të rëndësishëm fetar.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari Spahiu falënderoi autoritetet saudite për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në thjeshtimin e procedurave administrative dhe sigurimin e kushteve optimale për haxhilerët shqiptarë. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për përkujdesjen dhe shërbimet e ofruara për besimtarët nga mbarë bota, duke vlerësuar gjithashtu kushtet e përmirësuara për realizimin e Umres gjatë gjithë vitit.

Nga ana tjetër, Ministri er-Rabiah vlerësoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për organizimin e shkëlqyer të ritualit të Haxhit ndër vite dhe përmbushjen e standardeve më të larta. Ai theksoi se haxhilerët shqiptarë janë gjithmonë të mirëpritur në Mbretërinë e Arabisë Saudite, vendin që strehon dy xhamitë e shenjta.

Kjo vizitë dhe marrëveshja e re konfirmojnë bashkëpunimin e fortë mes institucioneve shqiptare dhe atyre saudite për të siguruar një eksperiencë sa më të lehtë dhe të përmbushur shpirtërisht për besimtarët shqiptarë./bota-islame.com

May be an image of 4 people, dais and text

May be an image of 2 people, dais and text

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame