Saturday 01-02-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Sali Berisha: "Shpallja e shtetit Bektashi nga Rama, një thikë pas shpine ndaj besimit mysliman dhe akt antikombëtar"

admin
  • Krijuar : 26-01-25
  • / 266 Lexime

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj shpalljes së shtetit Bektashi nga kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar këtë veprim si një "thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri" dhe një "akt madhor antikombëtar".

Sipas Berishës, klerikët bektashinj kanë qenë gjithmonë në vijën e parë të luftës për sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë, duke mbrojtur interesat kombëtare dhe jo principatat fetare. Ai akuzoi Ramën për ndarje fetare dhe tentativa për ta përdorur Shqipërinë si një pronë private për interesa antishqiptare.

"Me këtë akt antikushtetues, ky antishqiptar i damkosur kërkon të fusë përçarje të thellë fetare, të përdorë territorin e Shqipërisë për interesa të grupeve kriminale ndërkombëtare dhe të krijojë një epiqendër të trafiqeve ilegale," deklaroi Berisha.

Partia Demokratike ka dënuar fuqishëm këtë projekt, duke garantuar bektashinjtë shqiptarë dhe të gjitha komunitetet fetare se do të respektojë ndarjen e shtetit nga feja dhe do të qëndrojë në mbrojtje të harmonisë dhe tolerancës fetare që karakterizon Shqipërinë. "Ne nuk do të njohim kurrë krijesa të tilla antikushtetuese dhe antishqiptare," përfundoi Berisha.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame