Wednesday 12-03-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Lefter Gështenja propozon ndryshime në Kodin e Punës për të mundësuar faljen e xhumasë

admin
  • Krijuar : 11-03-25
  • / 109 Lexime

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, i propozon Kuvendit ndryshime në Kodin e Punës. Ligjvënësi kërkon krijimin e kushteve për të gjithë besimtarët myslimanë që të mundësohet falja Namazit në ambientet e punës, si në institucionet private, ashtu edhe ato publike.

Gështenja propozon gjithashtu që çdo ditë të Premte (e xhuma) çdo besimtari mysliman t’i mundësohet pushim i paguar 2 orë në drekë, që t’i jepet mundësi që të falet në Xhami.

"Dje në Parlament propozova dy ndryshime në Kodin e Punës, për të fituar një të drejtë të mohuar  ndaj besimtarëve të fesë islame për praktikimin e lirë fetar, edhe pse  kjo e drejtë garantohet me ligj si një e drejtë kushtetuese, por bie ndesh me Kodin e Punës dhe i penalizon besimtarët e fesë islame në rastin konkret, të cilët janë komuniteti fetar më i prekur për shkak të dispozitave specifike obligative të kësaj feje! Dy janë ndryshimet kryesore të kërkuara:

-Krijimi i kushteve për të gjithë besimtarët që të mundësohet falja Namazit në ambientet e punës si në institucionet private ashtu edhe ato publike.

-Krijimi i mundësisë së faljes së Namazit për të gjithë besimtarët çdo ditë të Premte (Xhuma), duke e bërë pushim 2 orë në drekë (por të pagueshme)",-shkruan Gështenja në një postim në Facebook.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame