Saturday 19-04-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Udhëheqësi i Sirisë, Jolani, premton normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin deri në vitin 2026

admin
  • Krijuar : 17-04-25
  • / 76 Lexime

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa, i njohur më parë si Abu Mohammed al-Jolani, ka dhënë garanci private Mbretërisë së Bashkuar se Siria do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, duke njohur zyrtarisht shtetin okupues dhe duke shkëmbyer ambasadorë deri në fund të vitit 2026, ka pohuar ish-diplomati britanik Craig Murray.

“Sipas Jolanit – ish-udhëheqës i grupit militant Hay’at Tahrir al-Sham (HTS) – kjo lëvizje synon të tërheqë mbështetje të konsiderueshme financiare nga Perëndimi dhe të çojë në heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë,” shpjegoi Murray.

“Pyeta nëse tërheqja e forcave izraelite nga territori sirian ishte pjesë e marrëveshjes, dhe çuditërisht, kjo çështje nuk u ngrit nga asnjëra palë. Britania e sheh këtë si një çështje dypalëshe mes Sirisë dhe Izraelit, dhe Jolani nuk duket se e ka në prioritet largimin e Izraelit,” shtoi ai, duke cituar bisedën me një burim diplomatik britanik.

Murray tha gjithashtu se Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe Drejtoria e Përgjithshme për Partneritetet Ndërkombëtare të BE-së besojnë se qeveria kalimtare e Jolanit është në përputhje me premtimet e dhëna gjatë Konferencës së Donatorëve në Bruksel më 17 mars, përfshirë përfaqësimin e komuniteteve alawite dhe të krishtera, si dhe emërimin e grave në poste ministrore.

Megjithatë, ai theksoi se kabineti qeveritar dominohet nga besnikët e Jolanit, të cilët kontrollojnë pothuajse të gjitha postet kryesore si mbrojtja, punët e jashtme, financat dhe punët e brendshme. Nga 24 ministrat, vetëm tre përfaqësojnë grupet minoritare, dhe vetëm një grua është përfshirë – një e krishterë nga Kanadaja. Po ashtu, ka një përfaqësues kurd, një alawit dhe një druzi.

Konferenca e Brukselit premtoi 5.5 milionë euro (6.25 milionë dollarë) në forma huaje dhe grantësh për Sirinë, ku gjysma e shumës vjen direkt nga Bashkimi Evropian.

Murray gjithashtu pretendoi se Jolani gëzon mbështetje nga MI6 dhe forcat speciale britanike që operojnë në Siri. Ai sugjeroi se mbështetësit perëndimorë synojnë në fund të konsolidojnë pushtetin nën një qeveri pro-izraelite të Jolanit, dhe se një spastrimi i elementëve më radikalë nga radhët e tij mund të pasojë më vonë./ MEM

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame