Thursday 01-05-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Ballkani në fokus: Krerët e komuniteteve fetare islame përcjellin mesazhe paqeje nga Abu Dabi

admin
  • Krijuar : 30-04-25
  • / 70 Lexime

Në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe u zhvillua një konferencë ndërkombëtare me ftesë të Kryetarit të Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, Dr. Ali Rashid Al Nuaimi, ku morën pjesë kryetarët e komuniteteve islame nga vendet e Ballkanit.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm mori pjesë edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili theksoi rëndësinë e dialogut, paqes dhe bashkëjetesës ndërfetare. Ai u shpreh se islami nxit jo vetëm tolerancën, por edhe veprimin konkret për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të qëndrueshme, larg urrejtjes dhe përçarjes.

Pjesëmarrësit trajtuan tema me interes për zhvillimin e rajonit në kontekstin e vlerave universale dhe u angazhuan për forcimin e bashkëpunimit dhe harmonisë ndërfetare si themel për stabilitetin dhe mirëqenien e vendeve të tyre./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame