E martë 07-04-2026
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Qabja dhe Kiswa-ja

admin
  • Krijuar : 07-04-26
  • / 1547 Lexime

Në Islam, Haxhi është një pelegrinazh vjetor që bëhet drejt Qabes, “Shtëpisë së Allahut”, në qytetin e Mekës, në Arabinë Saudite. Ai është një nga Pesë Shtyllat e Islamit. Qabja mbulohet me Kiswa — një mbulesë prej mëndafshi të zi, e qëndisur me ar.

Mësoni më shumë rreth Qabes dhe artit të Kiswa-s…

Muslimanët nuk e adhurojnë Qaben, por ajo është vendi më i shenjtë në Islam, sepse përfaqëson shtëpinë simbolike të Allahut dhe njëshmërinë (teuhidin) e Tij në Islam. Myslimanët në mbarë botën drejtohen nga Qabja gjatë pesë namazeve të përditshme.

Myslimanët besojnë se Qabja u ndërtua nga Profeti Ibrahim (Abraham) dhe djali i tij Ismail si një shtëpi për adhurimin monoteist mijëra vite më parë. Me kalimin e kohës, Qabja është rindërtuar disa herë dhe ka tërhequr pelegrinë të ndryshëm, përfshirë edhe të krishterë të hershëm që jetonin në Gadishullin Arabik.

 Që në arabisht do të thotë “kub”, Qabja është një ndërtesë katrore, ndryshe nga pothuajse çdo strukturë tjetër fetare. Ajo është rreth 15 metra e lartë dhe ka rreth 10.5 metra në secilën anë; qoshet e saj janë të orientuara përafërsisht sipas drejtimeve kardinale (veri, jug, lindje dhe perëndim).

© 2025 All rights reserved - Bota Islame