Namazi i xhumas falet ditën e premte, në kohën e mesditës. Fillimisht këndohet ezan (ezani i jashtëm). Kur hyhet në xhami falen katër rekate sunet. Ky është suneti i parë i xhumasë. Ky namaz mund të falet gjersa hatibi (hoxha/ligjeruesi) të mos jetë ngjitur në minber. Po të jetë ngjitur hatibi në minber, është më e përshtatshme të dëgjohet ai. Pastaj këndohet ezani i dytë (i brendshëm) dhe, pas tij, imami/hatibi i ngjitur në minber mban hutben (ligjeraten) para xhematit. Pas hutbes këndohet ikameti dhe falet namazi farz i xhumasë me xhemat ku imami këndon me zë. Pastaj falen katër rekate sunet që janë suneti i fundit i xhumasë.
Si falen 4 rekatet e parë sunet të xhumasë?
Falet njëlloj si suneti i parë i namazit të drekës.
- Në fillim drejtohemi nga kibla dhe bëjmë nijetin “bëra nijet të fal sunetin e namazit të xhumas”.
- Pas nijetit shqiptojmë tekbirin (thuajmë Allahu Ekber) dhe lidhemi në namaz (duke vendosur dorën e djathtë mbi të majtën poshtë kërthizës)
- Lexojmë Subhaneken (shiko poshtë).
- Pastaj themi Eudhu-bil-lahi minesh-shejtanir-raxhiim, bismil-lahir-rahmanir-rahiim.
- Pas leximit të Fatihasë (shih me poshtë) lexojmë një pjesë nga Kurani (shih poshtë).
- Pastaj themi “Allahu Ekber” dhe shkojmë në ruku (përkulemi). Pasi themi tri herë “subhane rab-bijel adhim”, e drejtojmë trupin dhe gjatë drejtimit themi “semiallahu limen hamideh” dhe pasi drejtohemi “rabbena ue lekel hamd”.
- Pastaj biem në sexhde (vendosim ballin në tokë) duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde themi tri herë “subhane rab-bijel a’la”.
- Ngrihemi nga sexhdeja duke thënë “Allahu ekber“ dhe ulemi. Pasi presim pak, biem përsëri në sexhde duke thënë “Allahu ekber”. Në sexhde shqiptojmë tri herë “subhane rab-bijel a’la” dhe ngrihemi në këmbë duke thënë “Allahu ekber’. Në këtë mënyrë mbarojmë rekatin e parë.
- Në fillim të rekatit të dytë lidhim duart.
- Pasi themi bismil’lahin, lexojmë Fatihanë dhe një sure, themi “Allahu ekber” dhe biem në ruku e shkojmë në sexhde dy herë sikur në rekatin e parë. Kur së fundmi ngrihemi duke thënë “Allahu ekber”, qëndrojmë ulur dhe lexojmë “Ettehijjatun” (shih më poshtë)
- Themi Allahu Ekber dhe në mënyrë të njëjtë falim edhe dy rekatë namaz.
- Për dallim, në uljen e fundit pas Ettehijjatu lexojmë edhe lutjet Allahumme sal’li-barik dhe rabbena” (shih poshtë).
- Japim selam (në fillim kthejmë kokën nga ana e djathtë dhe japim selam duke thënë “es selamu alejkum ue rahmetullah”. Në të njëjtën mënyrë japim selam dhe nga e majta.)
- Kështu përfundon namazi.
Si falen 2 rekatet farz të xhumasë?
Para se të falen dy rekatet farz të namazit të xhumasë, duhet të dëgjohet hutbeja në heshtje dhe pa bërë punë të tjera.
- Pasi thërret ikameti, bëhet nijeti për faljen e farzit të xhumasë dhe lidhemi në namaz duke ju përshtatur imamit (drejtuesit të namazit).
- Pasi imami thërret tekbirin (duke thënë Allahu ekber) edhe xhemati e përsërit dhe lexon në heshtje vetëm Subhaneken (shih poshtë). Xhemati nuk lexon asgjë tjetër.
- Biem në ruku (ku themi tri herë “subhane rabbijel adhim”),
- Bëjmë dy sexhde (në secilën themi tri herë “subhane rabbijel a’la”).
- Pastaj ngrihemi në rekatin e dytë, ku xhemati ndëgjon kur lexohet Kurani nga imami.
- Biem në ruku, sexhde dhe ulemi në uljen e fundit për të lexuar duatë (Ettehijjatun, Allahumme sal’li-barik, Rabbena).
- Japim selam bashkë me imamin (në fillim kthejmë kokën nga ana e djathtë dhe japim selam duke thënë “es selamu alejkum ue rahmetullah”. Në të njëjtën mënyrë japim selam dhe nga e majta.)
- Kështu përfundon falja e farzit të xhumasë.
Si falen 4 rekatet e fundit sunet të xhumasë?
Falen njëlloj si suneti i parë i drekës.
Kliko tek linku për të mësuar lëvizjet bazike kur falet namazi.
Si lexohet SUBHANEKE?
Subhaneke All-llahumme ve bihamdike
ue tebarekesmuke
ue te’ala xhed-duke
ue la ilahe gajruk.
Si lexohet EL – FATIHA?
E’udhubil-lahi Mineshejtani Rraxhim Bismil-lahi Rrahmani Rrahim
Elhamdulil-lahi rabil’alemin,
errahmani rrahim, maliki jeumidin,
ijjake na’abudu ve ijjake neste’in,
ihdines-siratal mustekim,
siratal-ledhine, en’amte ‘alejhim gajril magdubi alejhim ue led-dalin. (Amin)
Si lexohen suret e shkurta në namaz?
Surja EL – KEUTHER
Bismil-lahi Rrahmani Rrahim
Inna e a’tajna kel keuther,
fe sal-li li rabbike uenhar,
inne shanieke huuel ebter.
Surja EL – IHLAS
Bismil-lahi Rrahmani Rrahim
Kul huvall-llahu ehad,
All-llahu samed,
lem jelid ve lem juled
ve lem jekul-lehu kufuven ehad.
Si bëhen lutjet e uljes?
ETTEHIJ-JATU
Et’tehijatu lil-lahi ues-salauatu ue tajjibatu es-selamu alejke ejjuhen nebiju ue rahmetullahi ue beraketuhu
Es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin
esh’hedu en la ilahe il-lall-llah ue esh’hedu enne Muhammeden abduhu ue rasuluh.
SALAVATET
All-llahumme sal-li’ala Muhammedin ue’ala ali Muhammed
kema sal-lejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim inneke hamidun mexhid.
All-llahumme barik ala Muhammedin ue’ala ali Muhammed
kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahim inneke hamidun mexhid.
DUATË (Lutjet)
All-llahumme rabena atina fid-dunja haseneten ue fil-ahirati haseneten ve kina’adhaben-nar
All-llahumme rabenagfirli ue li ualidejje ue lil mu’minine jeume jekumul hisab.