Saturday 07-03-2026
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Skandal në Diyanet: Donacionet e xhumasë përfunduan në eskorta, hetimi u mbyll për të fshehur emrat

admin
  • Krijuar : 02-08-25
  • / 40375 Lexime

Skandali që ka përfshirë Diyanet-in dhe degën e saj në Austri, ATİB, ka marrë përmasa shqetësuese. Sipas raportimeve nga mediat turke, një dosje hetimore u mbyll me shpejtësi, pasi ekzistonte frika se mund të përfshinte edhe emra të tjerë me pozita të larta.

Bëhet fjalë për përdorimin e qindra mijëra eurove të mbledhura nga të ardhurat e shoqatës fetare, të cilat janë harxhuar në mënyrë të paligjshme për argëtim dhe shërbime eskortash. Skandali është bërë publik si “Eskort Skandalı” dhe ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik.

Sipas burimit të gazetës BirGün, këto shpenzime janë futur në sistem si “shpenzime për leje qëndrimi të imamëve”, për të shmangur auditimin nga autoritetet. Gjithashtu pretendohet se drejtues të ATİB-it, për të shmangur kontrollin real, kanë organizuar udhëtime turistike për inspektorët që kishin ardhur për kontroll.

Për pasojë, Diyanet ka shkëputur marrëdhëniet me pesë zyrtarë të lartë, përfshirë:

  • Këshilltarin për shërbime fetare F.M.K.,
  • Atasheun V.H.E.,
  • Zyrtarët M.Ş. dhe A.T.,
  • si dhe personelin M.D.

Thuhet se një prej tyre është i afërm i një ish-ministri të Turqisë.

Hetimi ka përfshirë edhe një punonjëse të Diyanet-it me inicialin E., e cila, sipas regjistrimeve të thirrjeve, ka pasur kontakte të gjata me disa nga personat e përfshirë. Ajo ka kërkuar një hetim të pavarur për veten e saj.

Por burime të brendshme të Diyanet-it tregojnë se një inspektor i veçantë ka ndërhyrë për ta mbyllur dosjen, me arsyetimin se ajo mund të zgjerohej dhe të zbulonte emra të tjerë me ndikim. Hetimi për personelin E. është ndarë nga dosja kryesore dhe është mbyllur pa vazhdim të mëtejshëm.

Sipas informacioneve të fundit, edhe autoritetet zyrtare të Austrisë janë vënë në dijeni për zhvillimet dhe kanë vënë në mbikëqyrje të afërt funksionarët fetarë të dërguar nga Turqia.

Burimi:

Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga: Cumhuriyet

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame