Wednesday 04-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Vizitat Virtuale në Mekë, Medinë dhe Kuds në Ramazan

admin
  • Krijuar : 06-04-21
  • / 2649 Lexime

Muslimanët nga e gjithë bota mund të bëjnë vizita virtuale në vendet e shenjta, në Mekë, Medinë dhe Kuds (Jeruzalem) në muajin e shenjtë të Ramazanit (fillon javën tjetër).
Duke përdorur një program 3D të zhvilluar nga ‘Se-ma-for Studio’, përdoruesit mund të bëjnë një turne interaktive në Xhaminë e Madhe (Mesxhid al-Haram) në Mekë, Xhaminë e Pejgamberit a.s., (Mesxhid al-Nabawi) në Medine dhe Xhaminë Al-Aksa në Kuds (Jeruzalem), sipas faqes së internetit Al-Araby.
Ata gjithashtu mund t’i vizitojnë virtualisht vendet e afërta si mali Arafat, Ura Xhamarat, zona e Muzdelifes, si dhe ekspozitat e mbajtura në qytetet e shenjta.
Programi është në dispozicion në shtatë gjuhë: arabisht, anglisht, turqisht, persisht, urdu, malaj dhe indonezisht.
Vitin e kaluar, për herë të parë për shkak të pandemisë së koronavirusit, pelegrinazhi vjetor islam i Haxhit ishte i mbyllur për besimtarët nga jashtë Arabisë Saudite.
Për të hapur përvojën për muslimanët në të gjithë botën të cilët nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë, një kompani gjermane krijoi një përvojë dixhitale interaktive të Haxhit.
I quajtur 'Muslim 3D', duket si një video lojë, por në fakt është një turne virtual përmes stilit të jetës, historisë dhe ritualeve islame.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame