Kolegji Universitar “Bedër”, institucioni i arsimit të lartë nën kujdesin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, organizoi ceremoninë e diplomimit për brezin e 12-të të studentëve.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Komunitetit Mysliman, drejtues të universitetit, trupa akademike, partnerë institucionalë dhe familjarë të studentëve.
Në fjalët përshëndetëse të mbajtura gjatë ceremonisë, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, theksoi rëndësinë e dijes dhe rolin e universitetit në përgatitjen e brezave me integritet dhe përgjegjësi.
220 të diplomuar nga cikli i parë dhe i dytë të studimeve hodhën në ajër kapelet, duke simbolizuar përfundimin e një etape të rëndësishme akademike.


