Wednesday 04-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Ramazan 2021:Kryetar i KMSHZ-së Mehas Alija uronë per fillimin e muajit të Ramazanit

admin
  • Krijuar : 12-04-21
  • / 3663 Lexime

MESAZHI I RAMAZANIT 2021

Në Emrin e All-llahut, Mëshirëbërësit, të Gjithëmëshirshmit!

Të nderuar vëllezër e motra!

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër njofton besimtarët muslimanë se të martën, më 13 prill 2021, do të kemi ditën e parë të muajit të Ramazanit të vitit 2021 / 1442. Ky është ramazani i 1440 që kur Allahu i Lartë ia zbriti Muhammedit a.s. ajetin e Kur’anit: „O ju që keni besuar, ju është bërë obligim agjërimi, sikur që u qe obligim edhe popujve përpara jush, ashtu që ju të bëheni të devotshëm, të vetëdijshëm.“ (Bekare, 183).Njeriu jeton me balasin ndërmjet arsyes, shpirtit e pasionit, gjegjësisht nevojave fizike, ndërsa balancuesi më i mirë i të gjitha këtyre është sinqeriteti dhe devocioni, e që këtë të fundit e arrijmë, pa dyshim, përmes agjërimit.

Me fjalë të tjera, përmes agjërimit dhe nënshtrimit ndaj Zotit të Lartë, arrihet deri te bashkimi i shpirtit dhe trupit.Besimtarë të respektuar!Përpara nesh është një muaj i madh dhe me vlera të shumta, brenda të cilit kemi ibadete të ndryshme.

Në këtë muaj kulmojmë më agjërimin e ditëve të tij, ndërsa netët i kalojmë me iftare e me teravi. Leximet e Kur’anit, dhikret e duatë, syfiret e iftaret, nata e kadrit dhe sadekaja e fitrit, të gjitha këto na ndihmojnë për të krijuar vetëdiciplinën dhe rendin e bukur të jetës sonë.Ramazani me ibadetet e tij e mëson njeriun se ai nuk jeton i vetëm në këtë botë, porse, rreth tij, ekzistojnë njerëz dhe gjëra që ai duhet t’i dijë dhe t’i njohë.Me zemër të mirë ua urojmë muajin e bekuar të Ramazanit, me lutje te i Madhi All-llah, që jetën tonë ta bëjë të lehtë, shëndetin të na e ruaj plotësisht, si dhe na dhurojë suksese në punët tona.

Në mënyrë të veçantë, së bashku më urimin, lutemi edhe për përmirësimin e shëndetit të të sëmurëve, për forcimin e të dobëtëve, si dhe për përmirësimin e lidhjeve tona familjare, farefisnore e miqësore.Zoti ynë, për hatër të Ramazanit, ruaji xhamitë tona, besimtarët e besimtaret, muslimanët mbarë, si dhe të gjithë njerëzit e botës.

Me mëshirën e Ramazanit dritësona mendjet tona, me magfiretin e tij lehtësona shpirtrat tanë, si dhe me faljen e madhe të tij, çlirona nga çdo siklet i kësaj bote dhe botës tjetër! Amin!Për hajr muaji i bekuar i Ramazanit, muaji i pranverës sonë shpirtërore. Paçim ditë dhe netë të begata ramazani!

Me respekt dhe sinqeritet të thellë!

Mehas Alija

Kryetar i KMSHZ-së

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame