NISABI I ZEQATIT
1. Zeqati në ari Nisabi i arit prej ku fillon llogaritja e zeqatit është 91gram. Prej sasisë së poseduar nga ari për zeqatë jepet 2.5 %. Nëse zeqatin e jep nga vetë esenca e pasurisë, pra nga ari, atëherë e jep 2.5 % nga lloji që e posedon. Kjo llogaritet si vijon: (91 : 40 = 2.275 gr.)Nëse zeqatin e jep në valutë monetare atëherë nisabi i zeqatit në valutë sipas berzës aktuale është: (91 x 47.032 = 4.280 Euro (4.280 : 40 = 107 Euro zeqat)
2. Zeqati në argjend Nisabi i zeqatit në argjend është 700 gram argjend nga e cila jepet 2.5 % nga esenca ose nga kundërvlera e saj.
3. Zeqati në vlera monetare. Nisabi i zeqatit edhe për valutat e ndryshme monetare përfitohet nga nisabi i arit, sipas berëzës aktuale që është 4. 280 Euro, (ose kundërvlera e çdo valute me këtë).
4. Zeqati në bagëti - kafshëa. Nisabi i zeqatit për kafshët e imta (dele/dhi).- Nga 40 dele/dhi deri në 120 dele /dhi zekat jepet një dele/dhi.- Nga 121 - 200 jepen zeqatë dy del/dhi- Nga 201 - 300 jepen zeqatë tri dele/dhi- Nga 301 - 400 jepen zeqatë katër dele/dhi.- Nga 401 - 500 jepen zeqatë pesë dele/dhiPastaj në çdo 100 dele/dhi, jepet zeqatë nga një dele/dhi.
b. Zeqati në kafshë të mëdha (lopë, buallica).Në bagëtinë e madhe nisabi fillon nga tridhjetë si vijon:
Nga 30 - 39 zeqatë jepet një viç që ka mbushur një vjet.- Nga 40 - 59 zeqatë jepet një viç që i ka mbushur dy vjet.- Nga 60 - 69 zeqatë jepet dy viça që kanë mbushur nga një vjet.- Nga 70 – 79 zeqatë jepet një viç që ka mbushur një vjet dhe një viç që ka mbushur dy vjet.(Parim: Për çdo 30 lopë/buallica jepet një viç një vjeçar kurse për çdo 40 lopë/buallica jepet zeqatë një viç që ka mbushur 2 vjet.)
Reisul Ulema i BFI-sëH.
Hfz. Shaqir ef. Fetai