Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Drejtoria e Arsimit, organizoi olimpiadën e talenteve në medrese, e cila përfshiu të gjitha medresetë e Shqipërisë.
admin
Krijuar : 16-04-21
/
1865
Lexime
Olimpiada u organizua në distancë dhe e shtrirë në kohë, nisur nga situata e pandemisë.
Drejtori i Arsimit pranë KMSH-s, z. Agron Hoxha vlerësoi performancën e treguar nga nxënësit e medreseve dhe theksoi vështirësinë që kanë hasur juritë në përzgjedhjen e fituesve sepse të gjitha materialet e ardhura ishin shumë cilësore.
Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i KMSH H. Bujar Spahiu vlerësoi këtë nismë stimuluese të ndërmarrë nga Drejtoria e Arsimit, si një rast për të vlerësuar dhe inkurajuar nxënësit e medreseve.
Ai falenderoi të gjithë nxënësit për pjesmarrjen dhe seriozitetin që i kushtuan kësaj olimpiade.Gjithashtu, Kryetari Spahiu uroi fituesit dhe u ju uroi atyre suksese të mëtejshme.Ceremoninë e përshëndetën edhe kryetarët e jurive, Prof.As.Dr. Rahim Ombashi, Dr. Jamal Safarty dhe aktori i Teatrit Kombëtar, z. Sokol Angjeli. 110 nxënës të medreseve të Shqipërisë shpalosën talentet e tyre sipas tri kategorive të konkurimit të olimpiadës.
Olimpiada, e cila synon nxitjen e zhvillimit dhe promovimit të aftësive dhe talenteve individuale të nxënësve të medreseve u organizua ne kategoritë e leximit të Kuranit, esesë dhe interpretimit.Përzgjedhja e fituesve u bë nga një juri e pavarur ekspertësh të secilës fushë të konkurimit.Në fund u ndanë nga tre çmime, ku fituesit e çmimeve të parë morën nga një Laptop, çmimet e dyta nga një tablet dhe çmimet e treta nga një smartfon.
Fituesit e olimpiadës sipas kategorive janë:
Në interpretim
1- Dea Spiro, Medreseja H. Mahmud Dashi
2- Erin Berberi, Medreseja Liria
3- Eljesa Kraja, Medreseja H. Sheh Shamia
Në ese
1- Erva Sala, Medreseja H. Sheh Shamia
2- Hyrjeta Topulli, Medreseja Mustafa Varoshi
3- Eneda Budani, Medreseja Liria
Në Kuran
1- Muhamed Behri, Medreseja H. Sheh Shamia
2- Erina Doçi, Medreseja Liria
3- Amira Shehi, Medreseja H. Mahmud DashiKomuniteti
Mysliman i Shqipërisë ju uron suksese dhe arritje të mëtejshme çdo nxënësi të medreseve të Shqipërisë!