Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kryetari KMSH merr pjesë në konferencën “Myslimanët në EJL”

admin
  • Krijuar : 18-04-21
  • / 2381 Lexime

Kryetari i KMSH, H. Bujar Spahiu, mori pjesë, me ftesë të posaçme, në konferencën online të organizuar nga Këshilli Botëror i Komuniteteve Myslimane, me qendër në Abu Dabi.

Temë e kësaj konference ishte; “Myslimanët në Europën Juglindore - historia, tradita, kultura...

”.Gjatë fjalës së tij, Kryetari Spahiu referoi rreth “Historisë së Islamit në Shqipëri, kulturës dhe atdhedashurisë”.

-Myslimanët e shqiptarë kanë qenë gjithmonë krenarë për përkatësine e tyre nacionale dhe atë fetare.

Kjo është e dëshmuar me fakte, pasi në çdo hap të mevetësisë dhe shtetformimit dijetarët myslimanë janë në pararojë me kontributin e tyre.

Ne jemi një popull gjeografikisht por edhe kulturalisht europian, të vetëdijshëm për këtë, ne punojmë çdo ditë për përparimin e vendit tonë.

Prezenca e islamit në Shqipëri daton shekuj më parë, pavarësisht sfidave, ne, si Komunitet Mysliman i Shqipërisë, punojmë fort që t’i pajisim brezat me dije e besim për t’i shërbyer fesë dhe kombit, e t’i mbrujtim ata me shpirtin e bashkëjetesës dhe dialogut njerëzor e kulturor.

Ishin këto disa nga pikat ku mbështetej referimin i Kryetarit Spahiu në këtë konferencë.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame