Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Reagimi i Kryetarit të KMSH-s për ngjarjen në Xhaminë Dine Hoxha.

admin
  • Krijuar : 19-04-21
  • / 4744 Lexime

Kryetari Komunitetit të Myslimanëve Shqiptarë, Bujar Spahiu ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në xhaminë ‘Dine Hoxha’ ku 5 besimtarë myslimanë u plagosën me thikë nga një 34-vjeçar.

REAGIMI I SPAHIUT

U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.
Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një përson i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.
I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.
Personi është në duart e forcave të rendit.
Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame