Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Krerët dhe përfaqësues të bashkësive fetare në Shqipëri mesazhe ngushëllimi dhe bashkimi drejtuar KMSH për ngjarjen në Xhaminë Dine Hoxha

admin
  • Krijuar : 19-04-21
  • / 4509 Lexime

Krerët dhe përfaqësues të bashkësive fetare në Shqipëri mesazhe ngushëllimi dhe bashkimi drejtuar Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për ngjarjen në Xhaminë Dine Hoxha, ku një person plagosi disa besimtarë në xhami.

Mesazhet dhe solidariteti i drejtuesve të bashkësive të tjera fetare në vend , për këtë ngjarje, dëshmon edhe njëherë bashkëjetesën ndërfetarë që ekziston prej shekujsh në vendin tonë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron shërim të shpejtë besimtarëve të plagosur, falënderon bashkësitë fetare dhe të gjithë opinionin publik për solidarizimin dhe mbështetjen e treguar.

I lutemi Zoti në këto ditë të Bekuara Ramazani të na largojë nga sprova të tilla dhe ta begatojë popullin tonë me paqe, begati e mëshirë!

Mons. Angelo Massafra, Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë i është drejtuar me një letër Kryetarit të KMSH-, H. Bujar Spahiu, ku shpreh indinjatën e tij për rastin në fjalë.

H. Dede Edmond Brahimaj,
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, në mesazhin e tij uron shërim të shpejtë të besmitarëve të plagosur.
Mesazhi i H. Dede Edmond Brahimaj përcillet edhe në cilësinë e Kryetarit të radhës së Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Pastor Ylli Doçi,
President i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, uron shërim të shpejtë për të plagosurit dhe solidarizohet me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për këtë ngjarje të shëmtuar.

Gjithashtu mesazh ngushëllimi dhe solidarizimi ka ardhur edhe nga Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Andon Merdani.
Ai lutet dhe uron shërimin e shpejtë për besimtarët e plagosur, si dhe vë theksin te bashkëjetesa e vyer midis besimeve në vend,
“Jemi vëllezër, në të mirë dhe në të keqe”, e fillon Mitropiliti mesazhin e tij drejtuar Komuniteti Mysliman dhe mbarë besimtarëve.

Më poshtë gjeni mesazhet e plota:

“Shumë i Nderuar Zoti Bujar Spahiu
Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,

Lajmi i sulmit me thikë nga një individ në xhaminë e Dine Hoxhës në Tiranë ku kanë mbetur të plagosur disa besimtarë myslimanë na ka tronditur të gjithëve.

Duke shpresuar që ngjarja të zbardhet sa më shpejt në të gjitha detajet e saj, ju shprehim juve, e nëpërmjet jush, të plagosurve e familjeve të tyre, afërsinë e solidaritetin e të gjithë Kishës katolike në Shqipëri.

I lutemi Zotit për ju të gjithë, që po jetoni edhe muajin e Ramazanit, për të plagosurit, për komunitetin tuaj e të gjithë shqiptarët që paqja dhe e mira të mbretërojë në zemrat tona e që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Zoti na bekoftë të gjithëve!
Mons. Angelo Massafra o.f.m.
Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.”

“Besimtarë të Islamit,
Ashtu sikundër të gjithë na ka tronditur ngjarja e ndodhur në Xhaminë Dine Hoxha, e dënojmë këtë akt të turpshëm, që cënon dhe fyen rëndësinë e objekteve të kultit të vëllezërve tanë myslimanë.
Ramazani, ky muaj i shenjtë i sakrificës është në vetvete shpërblim i lartë moral, lartësim shpirtëror, i cili duhet respektuar e ndaj të cilit duhet të përulemi me mirësi e besim, prandaj ngjarje të tilla i shohim si të patolerueshme e të pafalshme.
Uroj e shpresoj që drejtësia të vihet në vend për keqbërësin e shërim të shpejtë për besimtarët e devotshëm.
Zoti i Lartë na qoftë ndihmë të gjithëve në këto ditë të vështira!

H. Dede Edmond Brahimaj,
Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë & Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.”

“Vellezer dhe motra,
Sulmi i çmendur me thike ne xhami ndaj besimtareve ne vendin e tyre te shenjte te adhurimit eshte alarmues per ngjashmerine me sulmet terroriste por kuptojme se rasti yne eshte nje njeri me semundje mendore dhe pa axhenda te ndonje grupimi. Gjithesesi dhimbja dhe lendimi qe perjetohet sonte ne Komunitetin Mysliman eshte e njejte me ate ne secilin komunitet,

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame