Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë për obligim dhënien e zekatit, kusht i besimit islam, se mund ta adresojnë atë pranë zyrave ose në numrat a llogarive të KMSH. https://www.kmsh.al/dhuro-zekatin
Vlera e përllogaritur monetare (nisabi) mbi të cilën lind detyrimi për të dhënë ZEKATIN e këtij viti është 450.000-All (të reja).
Sadakaja e Fitrit do të jetë në vlerën 300-All për frymë. ZEKATIZekati është detyrim për personat në moshë madhore, mendërisht të shëndoshë, të lirë, të mos kenë borxhe dhe përveç përballimit të nevojave të tij dhe të familjes të zotërojë pasuri në vlerën e nisabit mbi të cilin të kalojë një vit pa e prekur. Sasia e nisabit është kusht si për pasurinë ashtu dhe për prodhimin.
Edhe pse ari dhe argjendi nuk shtohen, zekati jepet kur arrin vlerën e nisabit.Nisabi: është një masë e caktuar nga feja për detyrimin e zekatit.
Kjo masë është 85 gr ar, 595 gr argjend ose pasuri, mallra tregtie, para në vlerën e tyre.Përsa i përket zekatit të kursimeve të parave, ajo është 2.5 % e vleftës totale të paprekur për periudhën njëvjeçare.
Zekati i kafshëve ndryshon nga lloji i tyre. Tek të imtat është një në dyzet; tek devetë një në pesë; tek të trashat (lopë) një në tridhjetë. Edhe për mineralet jepet zekat.
MALLRAT QË MUND TË JEPEN ZEKAT
1 – Tek mallrat e tregtisë hyn çdo lloj malli si veshmbathje, ushqimet, bagëtitë, shtëpitë, tokat dhe për të gjitha duhet të jepet zekat.Bagëtitë që mbahen për qëllime tregtie hyjnë brenda mallrave të tregtisë dhe për to jepet zekat në masën 2.5 %.Zekati i mallrave të tregtisë llogaritet 2.5 % e gjithë vlerës së mallit që zotëron personi. Ky zekat mund të jepet në para ose në vlera të tjera.
2. Zekati i bagëtiveBagëtitë i ndajmë në grupe dhe ndarja e zekatit bëhet sipas grupeve të caktuara në vlerën e caktuar.
3 – Pasuria monetareStolitë të cilat përdoren për qëllime tregtia kanë nisabin e përcaktuar, në ar 85 gram ndërsa në argjend 595 gram. Secili person që zotëron këtë sasi të caktuar duhet të japë zekat 2.5 % të mallit. Edhe ata që kanë bono apo letra me vlerë, zekatin e japin duke llogaritur 1/40 e vlerës së mallit që kanë.
4. Pasuritë e patundshmePërsa i përket personave që kanë shtëpi me qera, diskutohet nëse duhet dhënë zekat mbi vlerën e qerasë apo mbi vlerën e pasurisë. Pjesa më e madhe e dijetarëve janë të mendimit të jepet mbi vlerat personale. Disa dijetarë e përngjasojnë vlerën e qirave me sasinë e mallrave bujqësorë dhe mendojnë se duhet të jepet 1/10 ose 1/20 e vlerës së qirasë. Ndërsa të tjerë mbështesin mendimin e dhënies 1/40 e vlerës së pasurisë së patundshme.
5. MineraletSasia e nisabit për minerale si ari, argjendi, mermeri, smeralde, rubinë, naftë apo gaz natyror është 1/5 ose 20 % e mallit që zotëron personi.
6. Prodhimet bujqësoreTek prodhimet bujqësore kemi dy lloj ndarjesh: nëse tek toka ku mbillet bëhen shpenzime si ujitja, përdorimi i ilaçeve apo ndonjë lloj shpenzimi tjetër, atëherë zekati është 1/20, ndërsa nëse marrim prodhime pa pasur asnjë shpenzim, është 1/10.
ZEKATI (Lëmosha Pastruese)
Bamirësia shprehet në Islam në forma të ndryshme. Ndërsa sadakaja (bamirësia) është një akt vullnetar,zekati është një detyrim për çdo musliman i cili zotëron një nivel të caktuar pasurie. Fjala zekat rrjedh nga fjala tezekka që do të thotë “të pastrosh diçka.” Prandaj zekati nënkupton mbajtjen e pasurisë të pastër dhe të shenjtë duke u dhënë 2.5 përqind të saj të varfërve. Rrjedhimisht ky akt e bën besimtarin dhe pasurinë e tij të qëndrojë përherë në nivele pastërtie dhe sinqeriteti (Tevbe 9:103). Zekati është një shtyllë shumë e rëndësishme e praktikës Islame dhe kjo vërtetohet nga barazimi që i bëhet asaj me namazin, gjithsej 82 herë në Kur’an.
Allahu ka premtuar se pasuria nuk do të pakësohet k