Thursday 05-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Sot u mblodh Këshilli i Përgjithshëm i KMSH-së!

admin
  • Krijuar : 22-05-21
  • / 4299 Lexime

Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mblodh sot paradite,(22/05/2021), në ambientet e Medresesë së Tiranës, ku u zhvillua mbledhja e zakonshme pas një kohe të gjatë shkëputje për shkak të pandemisë Covid-19.

Fokusi i të cilave ka të bëjë me aspektin fetar, rritjen e pagave, aktiviteti i përfaqësimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kryetarit në veçanti, dhe disa ndryshime statuore që rrjedhin prej tyre.

-Risia e kësaj mbledhje është prezantimi për herë të parë në historinë e KMSH-së, dixhitalizimi i pronave, nëpërmjet programit “E-Prona”. Program i cili do të rrisë transparencën, do të shkurtojë kohën, dhe më e rëndësishmja do të rrisë efikasitetin e pronave, rikthimin e tyre në rentabilitet të plotë dhe rrjedhimisht rritja e aktivitetit fetarë në vend, mbylli fjalën e tij Kancelari Ylli Cikalleshi.

Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu, përshëndeti të gjithë anëtarët e këshillit të përgjithshëm, bëri një rezyme të përgjithshme të ecurisë dhe mbarëvajtjes së punëve gjatë dhe pas pandemisë, si dhe, shpjegoi si ndikoi ajo në aspektin fetar dhe ekonomik të KMSH-së.

Më tej ai u ndal mbi sfidat, problemet dhe pengesat që janë hasur gjatë kësaj periudhe.Sipas protokollit fjalën e mori Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, njëkohësisht edhe Myftiu i Kukësit, z. Islam Hoxha, i cili njohu të pranishmit me aktualitetin e Myftinisë së Zonës Kukës, duke u ndalur kryesisht në nevojat dhe ecurinë e deritanishme të saj.

Një pjesë të rëndësishme në këtë mbledhje zuri edhe fjala e Drejtorit të Vakf-Investimeve dhe Financës, z. Edison Hoti.

Ai njohu të pranishmit me vendimin e marrë nga Kryesia e KMSH për të ndryshuar formën e administrimit të vakfeve sipas qarqeve aktuale të vendit.

Z. Hoti shpjegoi përpara anëtarëve të KP në detaje se si do funksionoje kjo nismë tepër e rëndësishme.

Një tjetër pikë e rëndësishme për të cilën u informua dhe u kërkua miratimi për ecurinë e mëtutjeshme nga Këshilli i Përgjithshëm ishte edhe parashtrimi që bëri Nënkryetari, z. Taulant Bica, në lidhje me diasporën.

Mardhëniet e deritanishme dhe vëmendja e veçantë që do t’i kushtojë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë diasporës.

-Është në nderin dhe detyrë e jona që t’u përgjigjemi me programe fetare të shtuara, t’u vijmë atyre në ndihmë, pasi diaspora është një pjesë domethënëse e veprimtarisë tonë.

Ata janë ambasadorët tanë në vendet ku jetojnë dhe jetesa e tyre e mesazhi që ata përcjellin në vendet perëndimore në të cilat gjenden është shumë i rëndësishëm, u shpreh Nënkryetari Bica.

Në fund, Këshilli i Përgjithshëm pasi u informua me vendimet që Kryesia e Komunitetit Mysliman ka marrë gjatë kësaj periudhe si emërimet dhe lëvizjet e kryera gjatë këtij viti, miratoi unimisht ato, së bashku me raportin përfundimtarë të kryesisë.

Në këtë mbledhje u lanë e disa porosi dhe prioritete të së ardhmes, për të bërë të mundur që institucioni i KMSH-së të jetë në nivelet më të larta të përfaqësimit dhe përgjegjësive që mbart

<

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame