Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Të ushqyerit e shëndetshëm gjatë ditëve të nxehta

admin
  • Krijuar : 26-05-21
  • / 4074 Lexime

Ditët me temperatura të larta na imponojnë të ndryshojmë dhe të adaptojmë menynë tonë ditore të të ushqyerit. Është më se e sigurt se gjatë këtyre ditëve të nxehta, organizmi ynë nuk ka nevojë për ushqime hiperkalorike - hiperenergjetike dhe që treten vështirë (yndyrat, mishi i kuq, ëmbëlsirat).

Rëndësia e ujit për organizmin e njeriut është e shumëfishtë:

* termorregullues i organizmit;
* eliminimi i produkteve të fundit përmes veshkave;
* siguron lëvizshmërinë e trupit (sasia e ujit në nyjë-time-artikulacione);
* përbën pështymën, ndihmon tretjen e ushqimit, ndihmon absorbimin e materieve ushqyese nga zorrët, si dhe lehtëson largimin e produkteve të fundit nga zorrët, duke penguar zhvillimin e kapsllëkut;
* furnizon qelizat me materie ushqyese dhe me oksigjen;
* të gjitha proceset biokimike ndodhin në ambient ujor;
* mban tonusin e muskujve dhe të lëkurës, si dhe zvogëlon dhimbjen e muskujve gjatë dhe pas aktiviteteve fizike;
* sasia e mjaftueshme e ujit në organizëm mbron organizmin nga shumë sëmundje.

Nëse brenda ditës pihen deri tetë gota ujë, për 45% zvogëlohet mundësia e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë, ndërsa për 50% zvogëlohet mundësia e shfaqjes së kancerit të fshikëzës së urinës. Po ashtu zvogëlohet mundësia e dëmtimit të veshkave dhe e shfaqjes së kokëdhembjes. Ndërkaq, sipas disa hulumtimeve, sasia e mjaftueshme e ujit zvogëlon edhe mundësinë e shfaqjes së kancerit të gjirit; Sasia e nevojshme ditore e organizmit për lëngje varet nga disa faktorë, siç janë: rritja dhe zhvillimi i organizmit, gjinia, lloji i ushqimit që konsumohet, gjendja psikike dhe niveli i aktiviteteve fizike ditore. Vlerësohet se afërsisht 75-80% të njerëzve kanë humbje të lehtë dhe kronike të lëngjeve të organizmit (dehidrim të shkallës së lehtë). Zvogëlimi i sasisë së lëngjeve në organizëm për 2% të peshës së përgjithshme të trupit, mund të ketë efekt dëmtues për organizmin (ndjenjë e lodhjes gjatë ditës, ndjenjë e etjes, turbullimi i memories, vështirësi në përqendrim për kryerjen e detyrave të thjeshta p.sh. matematikore, pengim i dritës, kokëdhembje, dhe marramendje). Zvogëlimi i sasisë së lëngjeve të trupit për 4-5% zvogëlon aftësitë e organizmit për 20-30% për të kryer punë efikase, ndërsa ndikon të humbë 25-30% të energjisë së përgjithshme. Zvogëlimi i sasisë së lëngjeve të trupit për 10% rrezikon seriozisht shëndetin e njeriut, ndërkaq mosmarrja e lëngjeve për disa ditë (më së shumi një javë) shkakton vdekjen e njeriut, respektivisht humbja e lëngjeve të trupit për 11%, pa kompensim adekuat, do të shkaktojë vdekjen.
Sipas Këshillit Australian për Hulumtime Mjekësore dhe për Shëndet Kombëtar, meshkujt e rritur, në varësi nga kushtet klimatike dhe niveli i aktivitetit fizik që bëjnë, duhet të pinë së paku 2.6 litra ujë, kurse femrat e rritura së paku 2.1 litra ujë në ditë.
Një propozim tjetër është të pihen të paktën 6-8 gota ujë brenda ditës, por si masë pak më e saktë për marrjen e sasisë së mjaftueshme të ujit brenda 24 orëve rekomandohet sasia 30 ml ujë për kg të peshës së trupit.
Meqenëse shumë ushqime përmbajnë sasi të madhe uji, afërsisht 40% e sasisë ditore të ujit merret pikërisht nga këto ushqime të lëngëta. Gabim i madh do të ishte po qe se tentohet që etja të shuhet me ushqime të lëngëta, të cilat, përveç ujit, organizmit do t’i jepnin edhe sasi të tepërta kalorish (gjë që nuk do të ndodhte nëse etja shuhet vetëm me ujë), nga se do të rrezikohej çrregullimi i peshës së trupit. Rimbushja më e shpejtë dhe më efikase e organizmit me lëngje bëhet me ujë të thjeshtë; brenda një ore nga zorrët mund të përthithen (absorbohen) rreth 1000 ml ujë.

Marrja e lëngjeve

Në përputhje me hadithet e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit a.s., p

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame