1. Mund të përmirësoj shëndetin e zemrës
Çaji i zi përmban një tjetër grup antioksidantësh të quajtur flavonoids, të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin e zemrës.
2. Mund të përmirësoj shëndetin e mishërave të dhëmbëve
Polifenolet që gjenden në çajin e zi mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit, duke nxitur rritjen e baktereve të mira dhe duke penguar rritjen e baktereve të këqija, siç është Salmonella.
Përveç kësaj, çaji i zi përmban vetitë antimikrobiale që i zhdukin substancat e dëmshme dhe përmirësojnë bakteret e zorrëve dhe imunitetin duke ndihmuar riparimin e sistemit të tretjes.
3. Mund të ulë shtypjen e lartë të gjakut
Tensioni i lartë i gjakut ndikon tek rreth 1 miliard njerëz në botë. Kjo mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe veshkave, goditjes, humbjes së shikimit dhe sulmeve të zemrës. Për fat të mirë, ndryshimet në dietën tuaj dhe mënyrën e jetesës mund të ulin presionin e gjakut.
Një studim i randomizuar dhe i kontrolluar studionte rolin e çajit të zi në zvogëlimin e presionit të gjakut. Pjesëmarrësit pinë tri gota çaj të zi përditë gjatë gjashtë muajve.
Pirja e çajit të zi në baza ditore, si dhe përfshirja e ndryshimeve tjera në stilin e jetesës si strategjitë e menaxhimit të stresit, mund të ndihmoj personat që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.
4. Mund të ulë rrezikun e sulmit në tru
Një sulm mund të ndodhë kur një enë gjaku në tru ose është bllokuar ose dëmtuar. Është shkaku i dytë kryesor i vdekjes në mbarë botën.Për fat të mirë, 80% e goditjeve janë të parandalueshme. Për shembull, menaxhimi i dietës suaj, aktiviteti fizik, kontrollimi i presionit të gjakut dhe mospirja e duhanit mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sulmit.
5. Përmirëson përqëndrimin
Çaji i zi përmban kafeinë dhe një amino acid të quajtur L-theanine, që mund të përmirësojë vigjilencën dhe fokusimin.
Studimet kanë zbuluar se pijet që përmbajnë L-theanine dhe kafeinë kanë ndikimin më të madh në fokus për shkak të efekteve të L-theanine në tru. Kjo mund të jetë arsyeja pse shumë individë kanë energji më të madhe pas çajit të pirë, krahasuar me pijet tjera që kanë kafeinë siç është kafeja .