Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kurbani më i lirë!?

admin
  • Krijuar : 14-07-21
  • / 1610 Lexime

Vëllezër dhe motra!

Nëse krejt çka ne mund ta përballojmë është ajo më e lira, atëherë edhe Allahu i Plotfuqishëm, do të na shpërblejë në proporcion me të, sepse Allahu i Plotfuqishëm është i drejtë, bujar dhe gjykon sipas mundësive tona.

Mirëpo, nëse ne shpenzojmë me qindra për këpucë, me qindra për ushqime (dreka-daraka), me qindra për valixhe, çanta dhe gjëra tjera të modës, me mijëra për automobila, për varka dhe për pushime, sepse Allahu i Plotfuqishëm na ka begatuar me pasuri të madhe, atëherë le ta kërkojmë më të mirën edhe kur është fjala për sadakën, dhele të ndajmë edhe më tepër, jo vetëm minimumin e thjeshtë.

Le t’i ndihmojmë të varfrit, sikur ne të jemi në situatën e tyre!

Kjo do të na çojë tek begatitë dhe rritja e pasurisë sonë.

Ebu Hurejre (r.a.), transmeton se Pejgamberi (savs) ka thënë: „Kush ndanë një sadakë nga fitimi hallall -sepse Allahu e pranon vetëm hallallin – sa një gjysmë hurme, Allahu do ta pranojë atë me të djathtën e Tij dhe do t’ia rritë pronarit të saj, sikur që ndonjëri prej jush që e rrit mëzin, derisa të bëhet sa një kodër.“ (Muttefekun alejhi)

islampress.ch

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame