Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Dita e Arafatit! - Nga H. Bujar Spahiu

admin
  • Krijuar : 18-07-21
  • / 1420 Lexime

Dita e Arafatit! Nesër është Dita e Arafatit, dita e nëntë e muajit Dhulhixhe, Dita që i paraprin Kurban Bajramit. Kjo ditë është e zgjedhur, pasi është një nga ritualet shumë të rëndësishme të haxhit. Lutjet e haxhinjve në vendin e quajtur Arafat, janë lutje që me shpresë të madhe pranohen nga Allahu i Madhëruar. Profeti Muhamed (a.s) ka thënë : “Haxhi është Arafat.” “Lutja më e mirë është lutja që bëhet në ditën e Arafatit dhe lutja më e mirë që e kam thënë unë dhe Profetët para meje është: La ilahe il’la Allahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir (S’ka zot tjetër veç Allahut, Ai është një dhe i vetëm, Ai s’ka shokë, e Tij është gjithçka, të gjitha lavdet i përkasin Atij dhe Ai është plotfuqishëm për çdo gjë.”Falja dhe begatia e kësaj dite arrihet nëpërmjet lutjeve, namazit, pendimit dhe përgjërimit ndaj Zotit.

Agjërimi i Ditës së Arafatit! Duke qenë se kjo ditë është më kryesorja e haxhit, dhe kërkon impenjim fizik dhe shpirtëror nga haxhilerët, konsesnsusi i dijetarëve myslimanë vlerëson se për ata nuk është mirë ta agjërojnë. Ndërsa për pjesën tjetër të besimtarëve që nuk janë në haxh, preferohet ta agjërojnë këtë ditë, (pra nesër, 19/07/2021), këshillohen nga dijetarët që të agjërojnë për shkak të vlerës së madhe që ka kjo ditë dhe agjërimi i saj. Profeti Muhamed (s.a.) e përkufizon kështu vlerën që ka agjërimi i kësaj dite: “Fal të gjitha mëkatet e vitit të shkuar e atij që do të pasojë.” Zoti na mundësoftë të përfitojmë nga begatitë e Ditës së Arafatit! Amin!

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame