Wednesday 27-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Efektet e dëgjimit të Kuranit në trupin tuaj

admin
  • Krijuar : 23-08-21
  • / 3454 Lexime

Si ka mundësi që dëgjimi i ajeteve të Allahut të ndikoj në qelizat e trurit? Cili është shpjegimi shkencor për këtë fenomen? A ekziston një energji e fshehur në Kuranin e Shenjtë?

Me Kuranin e Shenjtë jam shoqëruar gjatë gjithë kohës. Edhe kur kam fjetur, në dhomën time të gjumit, nga radio, është dëgjuar këndimi i Kur'anit. Çka është e vërtetë, në atë kohë unë nuk kisha kurrfarë njohurie për teknikën e të mësuarit gjatë gjumit !!!

Pas disa muajsh, kam vërejtur ndryshime të mëdha brenda meje. Vërejta se secila qelizë e trurit reagon me zërin e recitimit të Kur'anit që unë isha duke e dëgjuar. Kur'anin e kam memorizuar duke përdorur teknikën e të dëgjuarit dhe të përsëriturit e kaptinave shumë herë. Prandaj, kam zbuluar se në këtë formë ajetet e Kur'anit hyjnë më lehtë në kujtesën time.

Njëzet vite më parë, gjatë bisedës me një mik timin i kam thënë se të dëgjuarit e Kur'anit të Shenjtë riprogramon qelizat e trurit tërësisht! Këtë thënie e vërtetova kohët e fundit dhe me të vërtetë u befasova kur lexova për eksperimentet e shkencëtarëve në trajtimin e disa sëmundjeve të pashërueshme, duke përdorur valët e tingujve të muzikës. Disa nga shkencëtarët, si Annie Williams, e cila teknikën e muzikës e përdorte si terapi, ka dalë me rezultate shumë interesante. Megjithatë, deri më tani këto rezultate i ka kufizuar për shkak të pamundësisë së muzikës që të krijoj efektet e kërkuara në qeliza. Megjithatë, ajo pohon se ka dalë me rezultate të pabesueshme në trajtimin e kancerit të zorrës, tumor të trurit dhe sëmundjeve tjera. Ajo gjithashtu pohon se është rritur ndjenja e kreativitetit tek secili pacientë që ka dëgjuar muzikën e regjistruar.

Prandaj, këtu për lexuesit e mi të dashur, do të doja të përmend rezultatet që i kam marrë nga një periudhë e gjatë e të dëgjuarit të Kur'anit të Shenjtë: sot, ndjehem më i fortë se më parë, imuniteti i trupit tim është rritur dhe karakteri im është bërë më i fortë, sidomos në marrëdhënie me njerëzit. Kurani i Shenjtë, gjithashtu ka zgjuar edhe ndjenjën e krijimtarisë brenda meje dhe të gjithë këta artikuj që i kam shkruar në një periudhë të shkurtë kohore janë rezultat i leximit dhe dëgjimit të Kuranit të Shenjtë në vazhdimësi.

Unë mund të them se të dëgjuarit e vazhdueshme të Kur'anit të Shenjtë rrit kreativitetin tek qeniet njerëzore dhe kjo është ajo që ka ndodhur me mua.
Ende më kujtohet se para leximit dhe mësimit përmendësh të Kur'anit të Shenjtë unë nuk isha në gjendje të shkruaj një fjali të vetme të saktë, por tani unë jam në gjendje të shkruaj një hulumtim shkencor brenda ditës ose disa ditëve.

Pra, këtu mund të shohim se të dëgjuarit e Kuranit të Shenjtë nuk ndihmon vetëm në shërimin e sëmundjeve, por edhe kontribuon në zhvillimin e personalitetit të njeriut dhe në aftësitë e komunikimit, e bashkë me aftësitë e krijimtarisë vijnë edhe ide të reja. Prandaj, ju, të dashur lexues, mund të provoni këtë dhe patjetër do të merrni rezultate fantastike.

Faktet shkencore

Në vitin 1839, shkencëtari “Enrick William Duve” ka zbuluar se ekspozimi i trurit ndaj disa tingujve të caktuar, mund të ndikojë pozitivisht dhe negativisht. Kur ai i ekspozoi veshët ndaj tingujve të ndryshëm me frekuenca të ndryshme, ai zbuloi se truri ynë reagon ndaj këtyre vibracioneve të zërit. Pastaj, shkencëtarët gjetën se qelizat e trurit janë në një gjendje vibrimi gjatë tërë jetës. Secila qelizë vibron në një sistem të caktuar dhe është ndikuar nga qelizat e tjera rreth saj. Pra, mund të vërehet se çdo incident, sado i vogël që të jetë, mund të çojë në çrregullimin e sistemit të lëkundjeve në trurin tonë.

Qelizave nervore në tru janë pothuajse çdo herë në gjendje të vazhdueshme dridhjeje. Kjo qelizë përmban një program kompleks përmes të cilit miliardë qelizat përreth bashkëveprojnë në një koordinim të mahnitshme që shfaqin madhështinë e Perëndisë. Çdo çrregullim në këtë program çon në dëmtimin e sistemit e imunitar dhe mund të shkaktoj edhe sëmundje.

Mekanizmi i qelizave në përpunimin e informacionit varet nga lëkundje

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame