Inaugurohet spitali i ri në Kosovë,i cili është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.
admin
Krijuar : 13-09-21
/
6805
Lexime
Inaugurohet spitali i ri në Kosovë, u ndërtua nga Arabia
Është inauguruar sot Spitali për Fëmijë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Inaugurimin e tij, e bënë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, bashkë me një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas tij për kontributin e çmuar ndaj shtetit të Kosovës.
Në inaugurimin e spitalit për fëmijë, Kurti u shpreh se përveç investimit në infrastrukturën shëndetësore, ky projekt është investim direkt edhe në shëndetin e fëmijëve në Kosovë.
Edhe Presidentja e vendit Vjosa Osmani, është shprehur mirënjohëse ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, me rastin e inaugurimit të sotëm në QKUK, të Spitalit për Fëmijë.