Friday 22-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

NXITJA E ISLAMIT PËR ARSIMIMIN E GRUAS

admin
  • Krijuar : 22-09-21
  • / 1786 Lexime

A mund të jenë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?”[1]

Kurani, i zbritur katërmbëdhjetë shekuj më parë, filloi me urdhrin “Lexo!” “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (ç’do gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur. Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi njeriun të shkruajë me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte”. (Alak, 96:1-5)

Allahu ka kërkuar nga njerëzit që të kërkojnë diturinë. Shumë ajete në Kur’an e shumë hadithe, i referohen rëndësisë që ka dija dhe i obligojnë njerëzit në kërkimin e diturisë. Kështu që Islami e bëri obligim kërkimin e diturisë si për burrat ashtu edhe për gratë.

Hz. Muhamed a.s., në një thënie të tij obligon të dy gjinitë për dije: “Kërkimi i diturisë është obligim për c’do besimtare dhe besimtarë”

I Dërguari i Allahut a.s me mësimet e tij nisi të ndërgjegjësojë burrat e të ngrejë pozitën e gruas në çdo fushë të jetës. Ai i thoshte burrave: “Kush edukon dy vajza e ka siguruar parajsën e amshuar”. Kurse gruan e quante edukatoren e familjes, duke treguar që parajsa ndodhet nën këmbët e nënës.

Në kohën e Profetit Muhamed a.s., gratë u interesuan shumë në marrjen e njohurive, për këtë arsye shkuan te i Dërguari dhe kërkuan që edhe ato të jenë pjesë e këshillave dhe njohurive që predikon profeti a.s. dhe ai për arsimimin e tyre, i hapi të gjitha dyert. Madje Ai përcaktoi një ditë në jave ku edhe vetë do të zhvillonte bashkëbisedime enkas e vetëm për gratë.

Njëra prej grave që i jepte shumë rëndësi diturisë, ishte edhe bashkëshortja e Profetit, Aishja. Nëna e besimtarëve, Aishja, r.a., ishte kureshtare dhe e etur për dituri. Sa herë që dëgjonte diçka të cilën nuk e dinte, ajo pyeste derisa e kuptonte atë. Kështu prania e saj afër të Dërguarit të Allahut a.s, e bëri atë të ishte burim i pashteruar diturie.

Dituria dhe të kuptuarit thellë  të saj nuk ishin të kufizuara vetëm mbi çështjet fetare, ajo gjithashtu ishte e shquar në poezi, letërsi, histori, mjekësi si dhe në shkenca të tjera të cilat ishin të njohura në atë kohë. Urve ibn El-Zubeir transmeton: “Nuk kam parë kurrë njëri më të mençur në fikh, në mjekësi apo poezi se Hz. Aishe.

Nuk kishte asnjë çështje me zgjidhje të vështire, për të cilën Hz. Aishe të mos kishte njohuri. Gjithashtu dimë se Hz. Aishe ka transmetuar 2230 hadithe (këshilla profetike) nga Pejgamberi a.s. Madje i Dërguari për të do të thoshte: “Gjysmën e fesë keni për ta mësuar prej Aishes.”

Hz. Omer, në periudhën e kryesimit të vet, një ditë, tek kish hipur në vendin e predikimit të të Dërguarit të Allahut, i kishte këshilluar myslimanët që në martesë të mos u jepnin grave një garanci kurore të madhe. Nga radhët e grave ishte ngritur një zonjë dhe i kish thënë: “Ej, Omer nuk ke të drejtë të thuash kështu!” duke i pasuar dhe vërtetuar fjalët e saj me ajete kuranore.

Më pas Hz. Omer thotë: “Allah Allah! Një grua bën debat me Omerin dhe ia mbyll gojën”.

Vetëm brenda 5 shekujve të parë të historisë së Islamit, numri i grave që u morën me tregimin e haditheve dhe me mësimin e tyre qe mbi 350.

Arsimimi i gruas është jetik për shoqërinë tonë, pasi është ajo që prodhon anëtarë të mirë ose të këqij të shoqërisë. Gruaja është shkolla fillore për fëmijët tanë. Ata  ushqehet me moralet, vetitë dhe virtytet e larta pikërisht në prehrin e nënës. Që nëna mund t’i japë fëmijës një arsim të shkëlqyer për një kohë të gjatë në periudhën e rritjes, është kusht arsimimi i saj, njohja dhe përgatitja praktike mësimore dhe moralo-etike e saj.

Përveç kësaj, arsimimi i gruas merr një rëndësi të veçantë edhe n

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame