Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

DUHANPIRJA DHE KANCERI

admin
  • Krijuar : 06-10-21
  • / 1554 Lexime

Mësimet morale dhe parandalimi i kancerit

Dr. John Hill, një mjek në Londër, raportoi një rritje të kancerit të buzës në duhanpirësit me llullë që në vitin 1761. Më vonë, shumë kimikate u provuan të ishin kancerogjene dhe kështu shumë të tillë filluan të shmangen, ose të përdoren duke pasur shumë kujdes. Rrezatimi jonizues është ende një rrezik i rëndësishëm, por i parandalueshëm nëse merren masat e duhura.

Duhani dhe kanceret

Në shumë vende kanceri është shkaku i dytë më i rëndësishëm i vdekjeve. Në ShBA dhe në shumë vende të zhvilluara, ai është përgjegjës për 20% të të gjitha vdekjeve. Rreth 6 milionë raste të reja të kancerit zbulohen çdo vit në të gjithë botën, nga të cilat rreth një milion janë të shkaktuara nga pirja e duhanit. Numri i të vdekurve për shkak të sëmundjeve malinje në ShBA arrin në 400-450 000 çdo vit, nga të cilët 100 000 janë për shkak të kancerit të mushkërive, 85-90% e tyre për shkak të pirjes së duhanit. Në të vërtetë, duhani është faktori më i rëndësishëm i rrezikut të kancerit në përgjithësi, përgjegjës për 30-40% të të gjithë kancereve. Asnjë agjent tjetër i vetëm nuk është shqyrtuar në mënyrë më të detajuar, as përcaktuar në mënyrë aq të saktë si agjent shkaktar i kancerit, sesa pirja e duhanit. Le të shikojmë disa nga faktet.

Rreziku i duhanpirësve për zhvillimin e kancerit të mushkërive rritet me numrin e cigareve të pira, kohëzgjatjen e pirjes, kohën e fillimit dhe llojin e pirjes së duhanit. Përafërsisht një e gjashta e atyre që pijnë dy paketa cigaresh në ditë do të zhvillojnë kancer të mushkërive me siguri. Rreziku për të ata që pijnë 40 cigare në ditë është 25 herë më i madh se te jo-duhanpirësit. Pirja e duhanit shkakton të gjitha llojet kryesore të kancerit të mushkërive, duke përfshirë tumorin skuamoqelizor, adenokarcinomën, karcinomën me qeliza të vogla dhe të mëdha. Kanceri i mushkërive ishte një formë e rrallë e kancerit në fillim të këtij shekulli, madje edhe në vendet e zhvilluara. Meqë pirja e duhanit u rrit në mënyrë drastike pas Luftës së Parë Botërore, te burrat dhe te gratë pas Luftës së Dytë Botërore, incidenca e kancerit të mushkërive erdhi në rritje të pandërprerë deri në vitet ‘70, kur filloi të bjerë te burrat dhe një dekadë më vonë te gratë. Megjithatë, kanceri i mushkërive është ende i pari kancer vrasës në shumë vende të zhvilluara dhe në zhvillim. Në Hong Kong, vlerat për gratë tani janë më të lartat në botë. Vlerat e kancerit të mushkërive në meshkujt kinezë (p.sh. 50.2 për 100.000 banorë në Shangai) janë më të larta se sa të Amerikës së Veriut dhe të Evropës. Ai është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri te meshkujt në Bullgari, Kubë, Çekosllovaki, Egjipt, Greqi, Hong Kong, Hungari, Izrael, Filipine, Poloni, Rumani, Singapor, Tajlandë, Uruguai dhe Zimbabve. Rreziku është më i madh në mesin e atyre që e kanë filluar duhanin në moshë të re dhe ata që pinë cigare me sasi të larta të katranit.

Kanceri i laringut është kanceri i dytë i shkaktuar nga pirja e duhanit, por numri i përgjithshëm i rasteve është më i vogël se kanceri i mushkërive dhe mbijetesa është shumë më e mirë.

Duhanpirësit kanë pesë herë më shumë gjasa për të zhvilluar kancerin e gojës dhe ezofagut se jo-duhanpirësit. Ekziston një lidhje midis alkoolit dhe duhanit në shkaktimin e kancerit të ezofagut, laringut dhe kavitetit oral.

Pirja e duhanit është gjithashtu një faktor i rëndësishëm i kancerit të fshikëzës urinare, veshkave dhe pankreasit. Shoqërimi i kancerit të stomakut dhe pirjes së duhanit gjithashtu është vënë qartë në dukje. Pirja e duhanit është implikuar edhe në kanceret që prekin gjoksin, mëlçinë, qafën e mitrës, uterusin dhe shumë organe të tjera. Ai gjithashtu është i përfshirë në kancerin e lindur te fëmijë

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame