Friday 22-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kina hoqi një nga aplikacionet më të njohura të Kuranit që kishte të paktën një milion përdorues kinezë

admin
  • Krijuar : 18-10-21
  • / 1700 Lexime

Apple ka hequr një nga aplikacionet më të njohura në botë për leximin e Kur’anit në Kinë, me kërkesë të zyrtarëve të atij vendi, raporton BBC News.

Shpjegimi i BBC ishte se aplikacioni u hoq “sepse përmban tekste fetare ilegale”.

Qeveria kineze nuk iu përgjigj një kërkese nga BBC për koment.

Fshirja e një aplikacioni nga një dyqan online u vu re për herë të parë nga Byroja e Censurës së Apple, një faqe në internet që monitoron globalisht aplikacionet në dyqanin online të Apple.

Në një deklaratë nga krijuesi i aplikacionit “Quran Majeed”, kompania PDMS deklaroi se sipas shpjegimit që iu ofrua nga Apple, “aplikacioni ynë u hoq nga App Store për tregun kinez sepse ka përmbajtje të paligjshme.”

Gjithsesi, Partia Komuniste Kineze e njeh zyrtarisht Islamin si fe në atë vend.

Por nga ana tjetër Kina është akuzuar për shkeljen e të drejtave të njeriut, madje edhe gjenocid, kundër grupit etnik musliman ujgur në provincën Xinjiang.

Në fillim të këtij viti, BBC raportoi se hoxhallarët ujgurë ishin objekt i shtypjes nga autoritetet kineze në Xinjiang.

Apple nuk pranoi të komentojë, por udhëzoi BBC-në që të kalojë nëpër Politikat e tyre për të Drejtat e Njeriut, duke thënë: “Neve na kërkohet t’i përmbahemi ligjeve vendore, dhe nganjëherë ka çështje komplekse mbi të cilat ne mund të mos pajtohemi me qeveritë shtetërore në të cilat ne veprojmë”.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame