Friday 22-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Mevludi – Historiku dhe rëndësia

admin
  • Krijuar : 20-10-21
  • / 2551 Lexime

Muslimanët në mbarë botën, pra edhe në viset tona, për çdo vit me rastin e 12 rebiul-evvelit, ditëlindjes së të dërguarit të Allahut Muhamedit (savs), organizojnë manifestime të rastit dhe gazmende. Në atë mënyrë ata, të gëzuar dhe krenar, shprehin dashuri dhe respekt ndaj Pejgamberit, jetës së tij, detyrës dhe mësimit pejgamberik të cilën ua ka lënë në amanet.

Pyetjet e theksuara janë: Kur kanë filluar muslimanët ta shënojnë ditëlindjen e të Dërguarit të Allahut? Si e kanë bërë këtë? Çfarë është qëndrimi dhe dispozitat e sheriatit në lidhje me shënimin e ditëlindjes së Muhamedit (savs)? Si do të duhej sot të shënohet kjo datë e rëndësishme në jetën e muslimanëve? Dhe, më në fund, mbi mevludin si një poezi fetare.

Në përpjekje të përgjigjes në këto pyetje do të mbështetemi, në radhë të parë, në burimet autentike islame tradicionale, por do të kemi kujdes edhe për nevojat bashkëkohore të besimtarit tonë, i cili jeton në kushte qenësisht të ndryshme nga ato në të cilat kanë jetuar gjeneratat e më hershme të muslimanëve.

Fillimet e shënimit të mevludit

Që nga kohërat e lashta te të gjitha bashkësitë ekziston adeti që solemnisht të shënohen datat e rëndësishme nga e kaluara e tyre, siç janë lindja e heronjve të cilët me veprën dhe jetën e tyre kanë pas ndikim të dukshëm për të kaluarën dhe të ardhmen e tyre. Duke e shënuar kujtimin për to, ato bashkësi, në realitet, shprehin falënderim, respekt dhe admirim me ata njerëz dhe njëkohësisht shprehin gatishmëri për ta vazhduar veprën e tyre.

Muslimanët në mbarë botën, ardhjen e të Dërguarit të Allahut e konsiderojnë si mëshirën më të madhe të Allahut xh.sh. për njerëzit (“Ne të kemi dërguar, padyshim, vetëm si mëshirë për botët” – Kurani), andaj ditëlindjen e tij e shënojnë në mënyrë të përshtatshme me të dhe me mësimet të cilat nga Allahu xh.sh. ua ka komunikuar njerëzve.

Edhepse nuk kemi transmetime plotësisht të besueshme mbi atë se kur saktësisht muslimanët kanë filluar ta shënojnë lindjen e Pejgamberit të tyre, megjithatë me mjaftë siguri mund të themi se tradita kthehet larg në të kaluarën e tyre, në shekujt e parë pas vdekjes së Pejgamberit (a.s.). Historianët të cilët e studiojnë Siren (jetën dhe veprën) e të Dërguarit të Allahut shënojnë faktin e padyshimtë se muslimanët kanë filluar shumë herët ta shënojnë datën e lindjes së Pejgamberit të Allahut. Banorët e Mekes, pohojnë ata, më 12 rebiul-evvel, ditën e lindjes së të Dërguarit të Allahut, për çdo vit e vizitonin xhaminë e cila ka qenë e ndërtuar në vendin ku më parë ekzistonte shtëpia ku është lindur Pejgamberi. Ibn Zahire në librin e tij “El-xhamiu-latifu fi fadli Mekkete ve ehliha ve binail-Bejtish-sherif” thotë: “Sa u përket vendeve në të cilat organizohen manifestimet dhe mbahen gazmendet, vendi i tillë më i ndershëm, pa dyshim, është ai ku është lindur i Dërguari i Allahut (savs)… Ka qenë adet në Mekke më 12 rebiul-evvel për çdo vit kadiu i medhhebit shafiij të bëjë përgatitje për vizitën e atij vendi të ndershëm, dhe atë pas namazit të akshamit, në përcjellje të një mase të madhe, e cila barte fenerë dhe pishtarë. Me atë rast, pas fjalimit të rastit i janë drejtuar lutjet Allahut xh.sh. për mirëqenien e halifit, prefektit të Mekes, kadiut shafiij dhe mbarë muslimanëve. Pastaj janë kthyer në Haremi-sherif para kohës së jacisë dhe janë ulur pranë Mekami Ibrahimit, në afërsi të Kubbetul-ferrashinit. Përsëri kanë bërë lutje për mirëqenie të sipërpërmendurve, në praninë e kadiut, të juristëve të sheriatit dhe autoriteteve tjera. Pas jacisë janë shpërndarë nëpër shtëpi të tyre.”

Para fillimit të shënimit zyrtar të ditëlindjes së të Dërguarit të Allahut (savs), individë të caktuar të devotshëm me autoritet në popull, në shenjë të shprehjes së respektit ndaj Pejgamberit,

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame