Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Ja cilat janë ngjarjet që do të ndodhin kur të bëhet Dita e Gjykimit

admin
  • Krijuar : 09-11-21
  • / 3753 Lexime

Zakonisht në Ditën e Gjykimit shikohet si në disa ditë në të cilat njerëzit do të gjykohen për veprat e tyre, pas së cilave besimtarët do të shkojnë në xhenet, kurse jobesimtarët në xhehenem. Ky është një kuptim shumë i thjeshtë i Ditës së Gjykimit.

1. Ringjallja dhe tubimi i të gjithë njerëzve në Mahsher, një vend i veçantë i tubimit. Qëndrimi në Mahsher për 50.000 vjet, në një vapë dhe nxehtësi të madhe, me frikë dhe pasiguri.

2. Gjatë kësaj periudhe do të vendoset Havdi i Pejgamberit (savs), nga i cili do të mund të pinë vetëm ata që e kanë ndjekur Sunetin e tij, dhe kjo deri diku do t’ua lehtësojë qëndrimin para Allahut të Plotfuqishëm.

3. Shefaati i madh – ndërmjetësimi i Pejgamberit (savs), tek Allahu për të filluar gjykimi, pasi që këtë e refuzojnë pejgamberët tjerë, të cilët konsiderojnë se nuk janë të denjë për këtë shefaat.

4. Ekspozimi i veprave dhe llogaritja e parë. Gajtë kësaj llogaritjeje, njerëzit do të mohojnë, gënjejnë, arsyetojnë, vetëm për ta shpëtuar veten.

5. Ndarja e librave në të cilat janë të regjistruara të gjitha veprat e njerëzve, të mirat dhe të këqijat. Atij të cilit i jepet libri në dorën e djathtë, ka shpëtuar, ndërsa atij që i jepet libri në dorën e majtë, është shkatërruar. I pari do t’i thërrasë njerëzit që ta shohin librin e tij, kurse ky tjetri do të dëshirojë që mos ta kishte marrë fare, dhe që vdekja t’i kishte dhënë fund dhe ta kishte shkatërruar.

6. Llogaria e dytë në të cilën Allahu, në bazë të librave të shkruar, do ta llogarisë secilin rob të Tij në mënyrë individuale, dhe do t’i sjellë dëshmi dhe do të zbatojë drejtësi absolute.

7. Peshimi i veprave – Mizani, me të cilin do të peshohen saktë dhe deri në detajet më të vogla veprat e njerëzve, si të mirat ashtu edhe të këqijat, qofshin edhe të vogla sa një kokërr sinapi.

8. Vendosja e bajraqeve të pejgamberëve dhe grupimi i njerëzve në grupe të ngjashme, besimtarët me besimtarët, jobesimtarët me jobesimtarët, hipokritët me hipokritët, tiranët me tiranët, idhujtarët me idhujtarët.

9. Lëshimi i errësirës e cila do të mbulojë gjithçka, në të cilën besimtarët do të lëvizin përmes dritës së veprave të tyre të mira. Jobesimtarët dhe hipokritët do të enden në errësirë dhe do të bien në xhehenem.

10. Kalimi mbi Urën e Siratit. Sirati është ura mbi xhehenem, më e mprehtë se shpata dhe më e hollë se fija e flokut. Nga dy anët e saj ka grepa të cilët do t’i kapin njerëzit dhe do t’i tërheqin në xhehenem. I pari mbi unën e Siratit do të kalojë Muhamedi (savs), dhe umeti i tij. Disa do të kalojnë mbi të me shpejtësi sa mbyll e hap sytë, disa me shpejtësi si të rrufesë, disa me shpejtësi të erës, disa si kuaj të shpejtë, disa duke ecur, disa duke u rrëzuar, disa duke u zvarritur, kurse disa do të bien në xhehenem. Pejgamberi (savs), do t’i lutet Allahut për ta shpëtuar atë dhe umetin e tij. Josbesimtarët dhe hipokritët do të bien në xhehenem.

11. Tubimi në një hapësirë të gjerë – „aresatul kijame“, para xhenetit, në të cilën besimtarët do ta vendosin drejtësinë nga njëri-tjetri. Pas kësaj, i pari do të hyjë në xhenet Pejgamberi (savs), pastaj muhaxhirët e varfër, pastaj ensarët e varfër, pastaj muslimanët e varfër nga umeti i Muhamedit (savs), kurse të pasurit do të ndalohen për të dhënë llogari për pasuritë e tyre.

O Allahu im, na bëj neve prej pasuesve të vërtetë të Muhamedit (savs), dhe na forco në këtë botë, na forco në varr, na forco gjatë pritjes për llogaridhënie, na forco në errësirë, na forco kur të kalojmë mbi urën e Siratit, dhe të na ço në xhenet. Amin!

islampress

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame