Friday 22-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Rrapi i Libohovës, pema që nuk thahet kurrë?!

admin
  • Krijuar : 15-11-21
  • / 3524 Lexime

Rrapi i Libohovës është një trung (dru) rrapi i cili gjendet në qendër të qytetit të Libohovës të rrethit të Gjirokastrës.

Kjo pemë gjigante me trungun 6.5 metra dhe me kurorë që zë një hapësirë rreth 800-900 metra, brenda kurorës së rrapit ka aq hapësirë sa të ndërtosh një vilë pa e prekur fare rrapin. Më interesante është se pema nuk thahet kurrë dhe degët e këtij rrapi lidhen me njëra-tjetrën duke formuar një labirint degësh dhe një bukuri madhështore.

Si një çati e një shtëpie të madhe që do të qëndronte pa trarët dhe muret. Në këtë vend ka qëndruar dhe Lord Bajroni, fjalët e të cilit për këtë vend kanë qenë: “Libohova është një vend i bukur natyror dhe këtu kam provuar gjellët më të shijshme dhe kam parë vajzat më të bukura…”

Sot rrapi i Libohovës është një prej destinacioneve të preferuara për turistët që vizitojnë jugun e vendit. Dy vjet më parë ai u rrezikua të prekej prej një sëmundje të rrallë, e cila thau disa rrepe të tjerë pranë tij. Por falë ndërhyrjes në kohë me kimikate dhe pesticide, u arrit që rrapi të mos dëmtohej.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame