Sunday 24-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

admin
  • Krijuar : 05-12-21
  • / 1140 Lexime

Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zhvilloi , në ambientet e Medresesë së Tiranës, mbledhjen e fundit për vitin 2021.

Në fund, kryetari i kushtoi rëndësi bashkëpunimit të myftinive me njëra-tjetrën e po ashtu me strukturën qëndrore.

Pas fjalës së kryetarit, kancelari, z. Ylli Cikalleshi, bëri një rezyme përpara anëtarëve të këshillit, ku ndër të tjera detajoi në përshkrim të veçantë të gjitha vendimet e marra që nga mbledhja e fundit e KP-së e deri te e sotmja.

Ai gjithashti nënvizoi gjatë fjalës së tij edhe sfidat dhe problematikat që janë hasur gjatë kësaj periudhe si dhe zgjidhjet e aplikuara për çdo rast.

Pas tij, fjalën e mori kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, z. Islam Hoxha. Hoxha prezantoi për të pranishmit raportin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm mbi ecurinë e Myftinisë së Tiranës, për periudhën kohore 2019 – 2021. Raport nga i cili evidentohet ecuria e aktivitetit fetar, administrativ dhe ekonomik i kësaj myftinie.

Një pikë tjetër mjaft e rëndësishme e kësaj mbledhjeje ishte edhe prezantimi i raportit të drejtorisë së Financës dhe Vakf-Investimeve nga Drejtori, z. Edison Hoti.

Drejtori prezantoi për anëtarët e KP-së organizimin juridiko-administrativ të zyrave si dhe bëri një përmbledhje të përgjegjësive dhe respektivisht të punëve të kryera për periudhën e gjashtë muajve të fundit, ku mbizotëroi aspekti legjislativ dhe ai financiar i pronave vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Më tej, kancelari, z. Cikalleshi, hodhi në votim raportin e kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, raportin dhe vendimet e kryesisë së KMSH-së, akt-kontrollin për periudhën 2020-2021 dhe miratimin e shpenzimeve për periudhën 2020-2021.

Vendime të cilat u votuan unanimisht nga më shumë së 2/3-tat e anëtarëve të pranishëm të këshillit.

Në fund të kësaj mbledhjeje, fjalën e mori Nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica, i cili theksoi riorganizimin e Forumit Rinor Mysliman Shqiptar dhe ngritjen e Institutit të Shkencave Islame.

kmsh.al

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame