Friday 22-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Reisul Ulema merr pjesë në hapjen e Klinikës moderne

admin
  • Krijuar : 21-12-21
  • / 2082 Lexime

Të hënën më 20.12.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai,
me ftesë të Z. Bekim Nezirit mori pjesë në hapjen solemne të Klinikës së re dhe moderne "VFV", investitor dhe pronar i së cilës është z. Bekim Neziri dhe z. Ferki Demirovski, në Butel të Shkupit.

Gjatë kësaj vizite, Reisul Ulemanë e shoqëronte Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Sekretari i Përgjithshëm H. Irsal ef. Jakupi, Kryetari i Kuvendit të BFI H. Fejsal ef. Kadriu, Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseini, etj.,

Poashtu të pranishëm ishin edhe personalitete të mirënjohura të jetës pilitiko-shoqërore, ekonomike dhe të sferave tjera në shoqëri. Pas prerjes tradicionale të shiritit dhe hapjes së Klinikës, Reisul Ulemaja dhe gjithë mysafirët vizituan të gjitha repartet mjekësore, me ç’rast u konstatua se bëhet fjalë për një Klinikë, me një investim të mirëfilltë modern me të gjitha nivelet e mjekimit medicinal.

Në emër të BFI, Reisul Ulemaja uroi pronarët përzemërsisht z. Bekimin dhe z. Ferkiun për këtë vepër madhore duke ju dëshiruar suksese në menaxhimin dhe organizimin e kësaj Klinike të nivelit të lartë, e cila prej nesër do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe shoqërisë

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame