Të premten në mbrëmje më 31.12.2021 delegacioni i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të RMV pati një pritje të ngrohtë nga Unioni i studentëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të cilët janë me studime në Universitetet e Rijadit në krye me Kryetarin e këtij unioni Z. Selim Behramin dhe në prezencë të studentëve.Delegacioni i udhëhequr nga Reisul Ulema H. Hfz Shaqir ef. Fetai falënderuan studentët tanë për këtë gjest të madh respekti dhe pritje madhështore e mjaft domethënëese, me të cilët biseduan për rrjedhën e studimeve në Universitetet e Rijadit dhe nevojën e përgatitjes së tyre profesionale fetare për të qenë në të ardhmen në shërbim të vendlindjes, kombit dhe atdheut.
Përkrahja e Bashkësive Fetare Islame do jetë gjithmonë në nivelin e duhur, sepse ato veprojnë për të ardhmen e Islamit, bartës të së cilës do të jenë vet studentët. Z. Selim Behrami në emër të Unionit shprehu falënderimin e tij për pranimin e ftesës për një takim dhe tubim të këtillë dhe i njoftoi mysafirët e BFI të RMV për rrjedhat e studimeve në Rijad dhe më gjerë.U këmbyen mendime dhe përvoja rreth çështjeve aktuale dhe sfidave të kohës.
Delegacion i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, i udhëhequr nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ndodhet në një vizite zyrtare 10 ditore në Mbretërinë e Arabisë Saudite, me ç’rast pjesë e delegacionit prej 16 anëtarësh janë: Reisul Ulema i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Kumanovës H. Abedin ef. Imeri, Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Kërçovës Mr. Qamil ef. Rushiti, Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, Myftiu i Ohrit H. Samet ef. Ajdari, Myftiu i Manastirit H Amit ef. Rasimi, Myftiu i Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, Myftiu i Prilepit H. Shefket ef. Imeri, Myftiu i Prespës H. Xhunejd ef. Jashar, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdilkerim Iseni, Prodekani i FSHI Dr. Muaz ef. Agushi, Drejtori i Sektorit për Diasporë pranë Rijasetit të BFI Dr. Selver ef. Xhemaili dhe Drejtori i Sektorit për mardhënie me botën Arabe në Rijasetin e BFI, H. Ismet ef. Ademi.Vizita do të bëhet në tre qytete dhe atë: 4 ditë do të qëndrojnë në Rijad, kryeqytetin e Mbretërisë të Arabisë Saudite, 3 ditë në Mekë dhe 3 ditë në Medinë.